Denoncimi/ Shtohen rastet e mashtrimit, 1500 euro për kontrate pune në Suedi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mashtrimi për punësim në vendet e Europës është fenomeni më i fundit, ku mijëra shqiptarë e kanë pësuar.

Në javët e kaluara, Fiks Fare tregoi me zë dhe figurë, sesi agjencia e punësimit B&M Group në Tiranë mashtronte shqiptarët se u siguronte kontrata pune për në Angli. Telefonata të shumta vazhdojnë të mbërrijnë në redaksinë e Fiksit për këtë agjenci.

Ndërkohë, një rast tjetër mashtrimi, ka mbërritur në redaksinë tonë, që bën fjalë për punësim në Suedi. Kësaj radhe, një person hiqej sikur siguronte kontrata pune në veri të Europës. Skema është e njëjtë, e denoncuar disa muaj më parë nga Fiks Fare. Personi merrte paratë, u linte mjetet e identifikimit qytetarëve dhe zhdukej.

Mashtruesi i ka marrë 1500 euro një qytetari, të cilin do e punësonte shofer te i vëllai në Suedi. Ai i ka dhënë 1500 euro, ndërkohë që mashtruesi për t’u bërë i besuar i ka lënë pasaportën dhe certifikatën e tij. Por, personi nuk shkoi kurrë në Suedi, ndërsa qytetari tashmë ka në dorë vetëm pasaportën e mashtruesit.

Një 40 vjeçar tha për Fiks Fare se në vitin 2018 ka rënë pre e mashtrimit nga një person i quajtur Emirjan Gilani për vizë pune në Suedi.

“Gilani më tha se ka vëllanë në Suedi dhe ka një kompani të regjistruar në atë vend. Vendi i punës ishte shofer kamioni, ndërkohë që Emirjan Gilani më ka kërkuar një shumë prej 1500 euro” thotë denoncuesi.

Më tej saktëson se e ka takuar disa herë këtë person. Madje, ai i ka mbushur mendjen se vërtetë kishte vëllanë në atë vend.

“I kam dhënë plot 1500 euro. Mashtruesi për t’u bërë i besuar, më ka lënë pasaportën dhe certifikatën e tij” vijon ai, teksa në dorë ka vetëm mjetet e indetifikimit të këtij personi. “Më shkroi edhe një copë letër ku saktësonte se më mori këtë shumë borxh dhe do mi kthente për disa javë. Jo disa javë, po kanë kaluar vite edhe unë s’kam marrë kurrë paratë e mia” përfundon denoncuesi./ tch

 

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV