“14 maji një sfidë e madhe”/ Alibeaj: T’i japim fund trekëndëshit Rama-Meta-Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enkelejd Alibeaj prezantoi këtë të martë kandidaten e Partisë Demokratike në Vuan e Dejës, Klomentina Drini.

Alibeaj foli për vështirësitë që pati kandidatja e Partisë Demokratike në këtë bashki për t’u future në garë përballë presioneve që u bënë nga faktorë të ndryshëm lokal e kombëtar.

“Unë besoj që kjo është sfida më e madhe që qytetarët e kësaj bashkie kanë kaq kohë që e kanë kërkuar dhe sot e kanë. Në 14 Maji është një sfidë e madhe jo thjeshtë dhe vetëm për Klomentinën.

Klomentina sfidën e saj e ka fituar që nga momenti që mori përsipër në një moment të vështirë sakrificën për të kandiduar, por kjo është një sfidë për secilin nga qytetarët e Bushatit.”- tha ai.

Nga Vau i Dejës, Alibeaj iu bëri thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Demokratike dhe kandidatët e saj si një formë për të mbështetur largimin e trinomit Berisha-Meta-Rama, të cilët i quajti si trekëndëshi i Bermundësit të korrupsionit shqiptar në këto 30 vite.

“T’i japim jetë asaj brenge të madhe që shoqëria shqiptare  sigurisht shoqëria këtu në Bashkinë e Vaut të Dejës vuan. Vuan sepse nuk ka oferta.

Nuk ka oferta politike, sepse ofertat politike janë një hipokrizi e madhe e këtyre 33 viteve. Na dalin vetëm në televizion.

Del Berisha, Meta, Rama, Berisha, Meta, sikur ky popull, kjo shoqëri nuk paska energji të brendshme, nuk paska kreativitet për të nxjerr modele dhe figura të reja që të sfidojnë të shkuarën dhe të shohin drejt së ardhmes.”- u shpreh ai.

Të fundit

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet....

“Duan klikime!” Sa i sinqertë është Elvis Pupa me reagimin e tij?

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me lajmet e publikuara një ditë më parë...

Bllokohet nga rëra gryka e Vilunit, peshkatarët: Dëmton punën dhe ekosistemin

Gryka e Vilunit në plazhin e Velipojës është bllokuar nga mospastrimi i rërës. Problematika e cila vijon prej më shumë se 3 vitesh ka...

Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

Gjatë gjithë kësaj jave dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në...

Izraeli vret 9 fëmijët e një mjekeje në Gaza, regjistrohen 70 viktima në 24 orë

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj. Këtë e konfirmon spitali Nasser...

Lajme të tjera

Web TV