“Po deformohet gara politike”/ Bejko: Asnjë masë ndaj personave që përdorin logon e PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka bërë një tjetër ankesë në KQZ lidhur me përdorimin e logos së PD nga subjekte të tjera zgjedhore.

Mirela Karabina, drejtoreshë e komunikimit të kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko, tha se kjo ankesë është bërë edhe më herët, por deri më tani KQZ ende nuk ka marrë asnjë masë kundër personave dhe subjekteve që janë duke shkelur ligjet dhe kodin zgjedhor shqiptar.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka për detyrë të garantojë zbatimin e ligjeve dhe kodit zgjedhor në përputhje me liritë dhe të drejtat politike të çdo forcë politike që merr pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit”, thuhet në njoftim.

Në ankesën e Bejkos theksohet se përdorimi i logos dhe emrit të Partisë Demokratike nga subjekte zgjedhore keqinformojnë publikun shqiptar dhe deformuar garën politike.

“Shtabi elektoral i kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, zotit Roland Bejko, sot ka paraqitur edhe njëherë një ankesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për sa i përket përdorimit të emrit logos dhe simboleve të Partisë Demokratike nga subjekte zgjedhore dhe persona fizik të cilët nuk kanë asnjë lidhje me këtë parti dhe përfaqësojnë forca politike të ndryshme nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Ne konstatojmë se deri më sot, kur kanë mbetur edhe 12 ditë nga mbarimi i fushatës elektorale , Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka marrë ende asnjë masë kundër personave dhe subjekteve që janë duke shkelur ligjet dhe kodin zgjedhor shqiptar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka për detyrë të garantojë zbatimin e ligjeve dhe kodit zgjedhor në përputhje me liritë dhe të drejtat politike të çdo forcë politike që merr pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit

Përdorimi i logos dhe emrit të Partisë Demokratike nga subjekte zgjedhore që nuk e përfaqësojnë atë ligjërisht dhe politikisht është duke keqinformuar publikun shqiptar dhe deformuar garën politike në kundërshtim me të gjitha parimet kushtetuese të demokracisë dhe përfaqësimit politik.

Prandaj, ne kërkojmë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të kryejë detyrën që ligjet në fuqi dhe Kushtetuta i ngarkon për të garantuar parimet e shtetit ligjor dhe garës politike demokratike.

Gjithashtu i bëjmë thirrje edhe njëherë mediave të ndalojnë menjëherë përdorimin e emrit të Partisë Demokratike për subjekte politike që në këtë garë, sipas ligjeve në fuqi, janë subjekte me emër, logo dhe koalicione të ndryshme nga Partia Demokratike. I kujtojmë se janë duke shkelur ligjet dhe kodin zgjedhor shqiptar dhe ne do të marrim të gjitha masat për të mbrojtur identitetin e Partisë Demokratike, logon dhe simbolet e saj”, thuhet në deklaratë.

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV