Emigrantët shqiptarë ‘pushtojnë’ Kosovën/1 prej tyre dyshohet me koronavirus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Afërsisht 200 persona që nga ora 7 e mëngjesit e ditës së sotme e deri në orën 13:00 kanë hyrë në Kosovë. Të kthyerit në Kosovë kanë hyrë nga pika kufitare ‘Merdarë’, ku shumica prej tyre kanë ardhur nga  Gjermania, Austria, Kroacia dhe Serbia.

Të gjithë personat që hyjnë në këtë pikë kufitare i janë nënshtruar kontrollit mjekësor për koronavirus. Gjatë ditës së sotme një person që kishte ardhur në Kosovë nga Gjermania përmes kësaj pike kufitare është dërguar në Klinikën Infektive si i dyshuar me këtë virus.

Doktoresha Shqipe Ramadani ka dhënë detaje rreth personit të dyshuar me koronavirus. Sipas saj, ky person ka pasur temperaturë të lartë.

“Çdo individ i cili hynë e sidomos ata që kanë qenë prej vendeve që ka pasur të dhëna se ka të infektuar me coronavirus, kurse tani e tutje prej kur është shpallë pandemi nga OBSh detyrohemi çdo njërin me e kontrollua…

Procedura është se e kontrollojmë për temperaturën që është prej simptomave kryesore të cilat ne bazohemi. Mirëpo, në rast se ka temperaturë të lartë atëherë neve duhet me i marrë edhe të dhënat e tjera, në bazë të cilës a ka pasur kontakte me dikë që ka qenë i infektuar më herët, nëse po atëherë neve jemi të detyruar të bëjmë izolimin e atij personi, ta vëmë në karantinë.

Pak më parë patëm një rast të cilën e dërguam në Klinikë me temperaturë pak të lartë, tash neve na konfirmohen të dhënat prej Institutit ose Klinikës Infektive do të jetë apo jo i infektuar”, tha ajo.

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV