La foshnjën në plazhin e Golemit, nëna 22-vjeçare kishte braktisur edhe fëmijën 3 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një foshnjë u gjet një ditë më parë e braktisur pranë një koshi mbeturinash në plazhin e Golemit. Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim nënën 22-vjeçare të foshnjës.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se foshnja kishte qëndruar e braktisur pranë koshit të mbeturinave për disa orë në afërsi të rotondos në hyrje të Golemit derisa u gjet nga një qytetar i cili më pas e dërgoi në maternitetin e Durrësit.

Aktualisht foshnja vajzë ndodhet e shtruar në pediatri.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se para pak kohësh nëna e foshnjës ka braktisur dhe një fëmijë 3-vjeç i cili është marrë në kujdes të shërbimit social.

Policia vijon ende kërkimet për arrestimin e 22-vjeçares, e cila rezulton se më herët ka jetuar në Tiranë dhe më pas është shpërngulur në Durrës.

Burimet thonë se nuk kanë gjetur ende ndonjë familjarë apo të afërm të nënës 22-vjeçare për ta vënë në dijeni lidhur me situatën.

Hetimet sa i përket gjetjes së 22-vjeçares janë shtrirë në disa qytetet, kryesisht në Tiranë dhe Durrës.

 

Të fundit

Horoskopi ditor, 29 Qershor 2025

Dashi Një ndryshim i madh sapo ka ndodhur që do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në 7 vitet e...

512 p.e.s./ Dario i Madh dhe fushata e tij kundër Skithëve

Në shekullin VI p.e.s., Perandoria Persiane e dinastisë Akamenide kishte arritur një shtrirje të jashtëzakonshme nën Dario I (Dario i Madh). Ai kishte konsoliduar...

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që ka përjetuar gjatë viteve në...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

Lajme të tjera

Web TV