Java e fundit e fushatës/ Veliaj shigjeton Këlliçin: Në 14 maj do ngelet në klasë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu aktual i bashkisë, Erion Veliaj, gjatë takimit me banorët e Baldushkut dhe të Farkës, ka folur për projektet që do të transformojnë kryeqytetin, ku nuk ka munguar dhe sulmi ndaj opozitës dhe kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi.

Gjatë fjalës së tij ai është shprehur se kush ka munguar për 4 vite, të dielën në 14 maj do të ngelë në klasë, duke iu referuar kështu Këlliçit.

Në ditët më të vështira skuadra jonë qëndroi këtu, ishte këtu, nuk u largua, nuk mori mungesë. Imagjinoni pak sikur një mësues të mos shkojë 4 vjet në shkollë, ka gjasa të punojë mësues prapë?

Sikur një ushtar të dezertojë dhe ta heqë uniformën e Republikës së Shqipërisë dhe 4 vjet të dezertojë, ka gjasa që ta veshë prapë uniformën? Nëse një infermiere e katundit tonë nuk vjen për të bërë vaksinat, për konsultat e fëmijëve, a ka gjasa ta marrim prapë infermiere?

Por në qoftë se një fëmijë në një shkollë të Farkës, Baldushkut, apo Petrelës nuk paraqitet katër vjet ka gjasa që ta marrë diplomën? Ne e kemi standardin shumë lart për një polic, për një zjarrfikës, për një mjek, për një doktoreshë, për një ushtar, për një oficer, madje edhe për fëmijët, kurse e kemi standardin shumë poshtë për fuksin e lagjes, për Ilir Metën, dhe ish-komunistin Sali Berisha. Ata për 4 vite ishin te Gjiri i Lalzit, nuk e vunë ujin në zjarr fare për hallet tona. Por, kush mungoi 4 vjet, të dielën do të ngelë në klasë”, deklaroi Veliaj.

Të fundit

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet....

“Duan klikime!” Sa i sinqertë është Elvis Pupa me reagimin e tij?

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me lajmet e publikuara një ditë më parë...

Bllokohet nga rëra gryka e Vilunit, peshkatarët: Dëmton punën dhe ekosistemin

Gryka e Vilunit në plazhin e Velipojës është bllokuar nga mospastrimi i rërës. Problematika e cila vijon prej më shumë se 3 vitesh ka...

Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

Gjatë gjithë kësaj jave dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në...

Izraeli vret 9 fëmijët e një mjekeje në Gaza, regjistrohen 70 viktima në 24 orë

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj. Këtë e konfirmon spitali Nasser...

Lajme të tjera

Web TV