Ndahet papritur nga jeta mjeku i njohur i Spitalit të Traumës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është ndarë papritur nga jeta Prof. Dr. Ilia Mazniku, i cili ishte mjek ortoped në Klinikën e Ortopedisë, në Spitalin Universitar të Traumës.

Lajmin e hidhur e bëri të ditur faqja e zyrtare në rrjetet sociale e spitalit, e cila thotë ndër të tjera se Mazniku u shqua për zellin e tij. Sakaq, la gjurmë të pashlyeshme te kolegët dhe pacientët që të gjithë e njohin.

“Prof. Dr. ILIA MAZNIKUN miku dhe kolegu ynë u nda krejt papritur nga jeta, duke pikëlluar familjen dhe shoqërinë.

Një mjek ortoped në Klinikën e Ortopedisë, në Spitalin Universitar të Traumës u shqua për zellin dhe përkushtim e pazakontë në punën e tij si mjek duke lënë gjurmë të pashlyeshme ndër kolegë, pacient dhe gjithë ata që e njohën.

Spitali Universitar i Traumës shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen papritur nga jeta të Prof. Dr. Ilia Mazniku, i cili përcillet sot për në banesën e fundit”, thuhet krahas fotos së mjekut./abcnews.al

Të fundit

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

SHBA i pezullon për 90 ditë tarifat ndaj Kinës

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor me Kinën për 90 ditë tjera, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë...

Juventus arrin akordin me yllin e Premier League

Juventus ka arritur marrëveshjen personale me Matt O’Riley, qendërmbrojtësin danez që luan me Brighton. Për 24-vjeçarin ka pasur interes edhe nga ekipet e tjera...

Lajme të tjera

Web TV