”Dita Kombëtare e Drejtësisë”/ Nikolla: Askush nuk është mbi ligjin, apo poshtë tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Askush nuk është mbi ligjin, por askush nuk duhet të jetë poshtë ligjit”- ky është mesazhi i fortë i kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, me rastin e Ditës Kombëtare të Drejtësisë.

Nikolla garanton se legjislativi do të vijojë të punojë për konsolidimin e lirisë së institucioneve të drejtësisë, pas shkëputjes së tyre nga ndikimi politik dhe korruptimi financiar.

“Sot, në Ditën Kombëtare të Drejtësisë dhe 110-vjetorin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, gjej rastin të rikonfirmoj mbështetjen e plotë të Kuvendit për avancimin e reformës në drejtësi.

Ne do të vijojmë të punojmë që çlirimi nga ndikimi politik dhe korruptimi financiar, si dy arritjet më të mëdha të reformës, të konsolidohen.

Në këtë mënyrë drejtësia do t’i shërbejë zhvillimit të vendit dhe qytetarëve, duke i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë.

Askush nuk është mbi ligjin, por askush nuk duhet të jetë poshtë ligjit”, shkruan Nikolla.

Të fundit

Qytetarëve britanikë do t’u merren gjurmët e gishtave sa herë që vizitojnë BE-në

Qytetarët britanikë që udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian duhet t’i nënshtrohen kontrollit të gjurmëve të gishtërinjve sa herë që kalojnë...

Anatomia e një urrejtësi

Nga Mero Baze Ilir Rusmali është caktuar si “armik në dispozicion” i Partisë Demokratike. Në zbrazëtinë e fakteve që e rrethojnë për të ashtuquajturin manipulim...

1 Qershori, kur në Frashër lindën apostujt e Rilindjes

Nga Leonard Veizi Në kalendarin e historisë sonë kombëtare, 1 Qershori nuk është vetëm dita që shënon fillimin e verës apo festën e fëmijëve. Është...

Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata

Punonjësit socialë, emrat e të cilëve janë miratuar për t’u thirrur si ekspertë, deklarojnë se po diskriminohen nga gjykatat civile, që sipas tyre po...

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin. Ato janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë, të cilat janë shumë të...

Lajme të tjera

Web TV