“Ndryshimi në duart tuaja”/ Këlliçi thirrje qytetarëve: Votoni masivisht në 14 maj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 majit, kandidati i opozitës për bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi zhvilloi takime me banorët e Njësisë Nr.9 në kryeqytet.

Në këtë zonë, Këlliçi tha se Tirana lëngon nga problemet ekonomike, sociale dhe infrastrukturore.

Ai përmendi faktin se sot kryeqytetit përballet me problemin e mungesës së ujit të pijshëm, për të cilin kreu aktual i bashkisë Erion Veliaj propogandon se ka 24 orë në ditë.

“Domethënë, të jesh në zemër të Tiranës, të jesh te Njësia.nr.9, të jesh këtu të flasësh për mungesë uji të pijshëm, për mungesë të rrugëve, për mungesë të hapësirave të gjelbërta, për mungesë të çerdheve, kopshteve dhe shkollave, që e keni një problem në njësinë nr.9, kjo është e patolerueshme.

Tirana lëngon nga ana ekonomike, fshati i Tiranës është i lënë në harresë. Qytetarët e Tiranës kanë nevojë bazike për çështjet më elementare që ka një qytetar, për ujin e pijshëm.

Në lagjen tuaj, ju paguani tre herë për ujin e pijshëm: paguani UKT-n për ujin që sjell në rubinet, që nuk e pini; e paguani ujin për të pirë dhe për të gatuar gjithë familjet; dhe e paguani herën e tretë pompën për të prurë ujin te depozitat në mënyrë që të keni ujë.

E ndërkohë çdo ditë në televizor ne shohim një propagandë goditëse ku thotë: _“Tirana ka 24 orë në ditë ujë të pijshëm”. Këtu është me luajt mendsh”-tha Këlliçi.

Duke vijuar në këtë diskutim, Këlliçi u shpreh se objektiv i punës së tij, do të jetë të punojë për të sjellë të paktën 14 orë në ditë ujë për qytetarët e Tiranës.

“Kur jam ulur me ekspertët, me inxhinierët e ujit, kur kam folur gjerë e gjatë për këtë çështje më është thënë tekstualisht: _“Për shkak të rrjetit aktual të amortizuar, të shkatërruar në Tiranë, për shkak të ndërtimit pa kriter, për shkak se në një zonë p.sh, ku është parashikuar rrjeti i kanalizimeve për ujërat e bardha dhe të zeza për 20 mijë banorë psh, sot ne kemi 50 mijë banorë, rrjeti është aq i amortizuar sa për katër vjet ti nuk e bën dot ujin e pijshëm për 24 orë.

Lexo edhe :  Nga 1 janari, pensionistët udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja si do të funksionojë

Dhe çfarë ka ndodhur? Nuk e kam premtuar se nuk e bëj dot. Ama kam premtuar që realisht do të kemi ujë të pijshëm, do tentoj që katër vjeçarin e parë uji të jetë i pijshëm nga çezma dhe të kemi realisht 14 orë ujë të pijshëm, por realisht të vijë në çezëm, pa pompë. Është shumë e rëndësishme kjo”.

Më tej, Belind Këlliçi foli për prioritetet e programit të tij, duke theksuar premtimin për autobus falas.

Sipas tij, ky premtim ka pasur ndikim të gjerë te qytetarët e Tiranës, duke i siguruar ata se pas 14 majit autobusi falas do të jetë realitet.

“A e kuptoni ju çfarë impakti ka pasur propozimi im për autobusin falas në qytet?! E përdorin 200 mijë qytetarë në ditë, kushton 16.5 milionë euro në vit.

Dhe këta që harxhojnë 430 milionë euro për inceneratorë fantazëm, çohen nga mëngjesi në darkë dhe thonë se ku do i gjejë Belindi paratë. Po kur paska 430 milionë euro për inceneratorë fantazëm, nuk paska 16.5 milionë euro për 200 mijë qytetarë në ditë?!

Po pse janë mërzituar këta? Sepse kjo masë ndihmon të varfërit, ndihmon pensionistët, ndihmon studentët, ndihmon familjet në nevojë, ndihmon të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje ekonomike.

Dhe çfarë bën, ulë koston e jetesës me 52 mijë lekë në muaj, i lë qytetarëve 52 mijë lekë më shumë në muaj në xhep, atyre që e përdorin”-tha Këlliçi.

Të fundit

Gaspër Çurçia, Parashqevi Simaku, dhe maskarenjtë e Ali Asllanit

Nga Sefer Pasha   Gaspër Çurçia ishte muzikant. Ai i binte trombës si askush tjetër. Dhe është i papërsëritshëm. Ka shkëlqyer...

Osmani në samitin BE-Ballkani Perëndimor: BE po i bën padrejtësi Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kritikuar Bashkimin Evropian se është i “padrejtë” ndaj Kosovës në politikat e saj në Ballkanin Perëndimor, duke...

PD kërkon faljen e gjobave për energjinë elektrike

Qeveria mori nismën për faljën e gjobave të vendosura për ndërtimet pa leje në zonat ruale, po ndonëse nga PD cilësohet si veprim që...

Kanabisi mjekësor, përplasje PD-Qeveri

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të kundërshtojë ligjin për përdorimin e kanabisit, që sipas tij po tentohet të...

Greqia shton presionin: Integrimi i Shqipërisë sipas kushteve tona

Athina vendos kushte të qarta për mbështetjen ndaj Tiranës zyrtare në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Respektimi i të drejtave të pakicës greke,...

Lajme të tjera

Web TV