Teatrale dhe dramatike, hyrja e Shqipërisë elektrizon skenën e Eurovision.
“Duje” mbart një mesazh të fortë për rëndësinë e familjes, ndaj këngëtarja Albina Kelmendi u shoqërua në skenë nga pesë të afërm të saj, vëllai Albi, motrat Sidorela dhe Vesa dhe prindërit e saj Albana dhe Bujar.
Skenografia dhe veshjet e këngëtarëve ishin një detaj shumë i veçantë dhe i kombinuar në mënyrë perfekte për të përfaqësuar denjësisht Shqipërinë dhe traditën në festivalin më të madh evropian Eurovision 2023.
View this post on Instagram
Shqipëria mund të votohet nga të gjitha shtetet të cilat janë prezantuar në natën e dytë në gjysmëfinale si dhe nga tri shtetet që janë kualifikuar automatikisht në finale (Mbretëria e Bashkuar, Ukraina dhe Spanja).
Albina dhe Familja Kelmendi e përfaqësuan Shqipërinë si të zgjedhurit e publikut në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, i cili u mbajt në dhjetor.
Kënga e saj dha një mesazh të fuqishëm dhe duket sikur po e thërret diasporën shqiptare në atdhe.