Greqia konfirmonë viktimën e dytë nga koronavirusi, Covid-19.
Bëhet fjalë për një 90 vjeçar i cili ishte shtruar në Spitalin Bodosakeio, raportojnë mediat greke. Sipas mediave greke burri udhëtoi nga Kastoria, ndërsa gjithashtu dy të afërm të tij janë duke marrë mjekim në të njëjtin spital për koronavirusin.
Greqia regjistron 190 raste të konfirmuara me koronavirus. /Fjala.al