Arrestimi i Belerit/ Paloka bën ‘fajtore’ ambasadoren Kim: E paralajmëroi edhe ajo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Te ‘Rithemelimit’ i Sali Berishës Yuri Kim është ‘fajtore’ edhe për arrestimin e Fredi Belerit. Deputeti Edi Paloka në një postim në Facebook shkruan se Kim e paralajmëroi.
“Pra, pas dhjetëra denoncimeve të bëra nga opozita, pas dëshmive dhe fakteve evidente (edhe me video) të krimeve zgjedhore e shkeljeve flagrante të Kodit Zgjedhor e atij Penal prej kandidatëve socialistë, ministrave dhe të vetë Ramës, papritur SKAP-i gjeti dhe arrestoi një kandidat të koalicionit opozitar në Himarë… e pikërisht atë që Rama e kishte sulmuar e bullizuar më shumë gjatë gjithë këtyre ditëve!!!

Unë nuk kam info dhe nuk marr përsipër të gjykoj nëse është fajtor apo jo Beleri, po nuk kam asnjë dyshim që kjo “drejtësia e reformuar” është totalisht në shërbim të pushtetit të korruptuar e kriminal te Rames.

E paralajmëroi dhe Yuri në fakt. E, që në momentin që ajo “denoncoi” shitblerjen e votave, duhej të na shkonte ndërmend se sipas traditës kimiane, opozita do dilte fajtore… Unë vetë “e parashikova” në statusin tim,” shkruan Paloka.

Të fundit

Çfarë përmbajnë ‘Tokat e Rralla’ të Ukrainës që janë aq të lakmuara nga Trump?

Ndihma ushtarake amerikane në këmbim të shfrytëzimit të tokave të rralla të Ukrainës. Ky është thelbi i marrëveshjes prej...

Ushtritë më të fuqishme në botë, ja ku renditen në listë Shqipëria dhe Kosova

Në renditjen e re të “GlobalFirepower”, në të cilin vlerësohet fuqia ushtarake e 145 shteteve, Shqipëria renditet në vendin e 78-të. Ndërkohë që Kosova nga...

Reshje shiu dhe rritje temperaturash, moti bën kthesë javën e ardhshme

Për javën që vjen, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim relativisht të...

Rama e pret në aeroport, mbërrin në Tiranë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe

Presidenti i Emirateve Arabe Mohamed bin Zayed Al Nahyan ka mbërritur në Tiranë për një takim me Ramën. Në këtë takim do të firmosen...

Papa Francesku në gjendje kritike për jetën, Spiropali: Presim me shpresë shërimin tuaj

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka dërguar një mesazh për Papa Françeskun, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Spiropali shprehu shpresën...

Lajme të tjera

Web TV