Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Belerit dhe truprojës së tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas dosjes hetimore të prokurorisë së Vlorës bëhet fjalë për një shumë monetare prej 400 mijë lekë të vjetra që Beleri dhe Kokoveshi i kanë dhënë një qytetari për blerjen e 8 votava për llogari të kandidatit të PD Fredi Beleri.

Sasia e parave është sekuestruar tashmë, ndërsa personi që ka marë lekët ka qënë një banor i Himarës, i cili ishte agjent i policisë së Shtetit.

Agjenti ka bërë biseda me Kokoveshin dhe Belerin për sigurimin e 8 votave kundrejt 50 mijë lekëve.

Të 8 personat ishin votues në një nga qëndrat e Votimit në BashkinëHimarë, ku kandidonte për kryetar Bashkie Fredi Beleri.

Sipas dosjes hetimore agjenti i policisë ka rregjistruar të gjitha bisedat që ka zhvilluar me agjentin e policisw,ku Beleri dhe Kokoveshi negociojnw me njëri-tjetrin duke fiksuar shumën 400 mijë lekë të vjetra të 8 votave.

Dorëzimi i parave është bërë në orët e vona të natës, përballë lokalit të Fredi Belerit që ndodhet në shëtitoren e Himarës.

Pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë menjëherë policia duke bërë dhe shoqërimi i Fredi Belerit dhe truprojës së ti, Pandeli Kokonoshi.

Të dy akuzohen për korupsion zgjedhor të kryer në formën e bashkëpunimit.

Tashmë prokuroria e Vlorës do i drejtohet gjyktës së qytetit duke kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për Belerin dhe bashkëpuntorin e tij.

Ndërsa javën që vjen çështja do i kalojë për hetime të mëtejshme prokurorisë së posacme SPAK në Tiranë.

Të fundit

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Bashkia e Shkodrës njoftim zyrtar: Konfirmohet rasti i parë i murtajës

Bashkia e Shkodrës ka dalë mbrëmjen e kësaj të mërkure me një njoftim zyrtar në lidhje me karantinimin e disa bagëtive në territorin e...

“Shtëpi bari” në Spanjë! Arrestohet bashkëshortët shqiptarë

Një çift shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Spanjë, nën akuzë për ngritjen e një shtëpie bari. Mediat spanjolle njoftojnë se brenda “fermës”...

Lajme të tjera

Web TV