Nga problemet e zemrës te…/ Këto janë arsyet pse duhet të hani luleshtrydhe çdo ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa javësh në stendat e dyqaneve apo në tregun e fshatarëve kanë zëne vend një ndër frutat më të shijshme që ekzistojnë, luleshtrydhet.

Ngjyra e kuqe, aroma e mrekullueshme dhe shija e veçantë bëjnë që luleshtrydhet të jenë frutat më të pëlqyera jo vetëm të fëmijëve, por edhe të të rriturve.

Janë një mijë e një arsyet se përse nuk duhet t‘i ndajmë kurrë nga tavolina.

Luleshtrydhet kanë veti diuretike, anti-inflamatore dhe dhe veti mbrojtëse ndaj radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë lloje të ndryshme kanceresh. Luleshtrydhja ka në përmbajtjene saj sasi të lartë të vitaminës C.

Por përveç citaminës C, ky frut është shumë i pasur me acid folik, magnez, potasium, vitamina B5 dhe B6, magnez, roflavinë, flavonoide dhe shumë antioksidantë. Mendohet se sa më shumë e kuqe të jetë luelshtrydhja, aq më i lartë është numri i antioksidantëve i përqëndruar në të.

1. Parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare: Luleshtrydhet përmbajnë një lloj antioksidanti, të quajtur antocianinë, që mbron zemrën dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare. Konsumimi i një grushti me luleshtrydhe çdo ditë ul tensionin e lartë të gjakut, kolesterolin e keq dhe trigleceridet, rrit elasticitetin e arterieve dhe redukton mundësinë e përjetimit të një infarkti miokardiak.

2. Hidratojnë lëkurën: Luleshtrydhja ka në përmbajtjen e saj thuajse 92% ujë, çka e bën një ndër frutat më të këshillueshme nqs keni probleme me dehidratimin gjatë stinës së verës. Përmbajnë minerale të rëndësishme që rregullojnë sasinë e elektroliteve në trup dhe luftojnë humbjen e lëngjeve.
3. Përmirësiojnë gjendjen e humorit: Vitamina B1 e gjendur tek luleshtrydhet, njohur ndryshe si ushqimi i preferuar i sistemit nervor, përmirëson gjendjen e humorit dhe enrvozimin.

4. Luftojnë plakjen e parakohshme: Luleshtrydhet luftojnë plakjen e parakohshme dhe balancojnë çrregullimet hormonale në lëkurë. Mund t’i përdorni në maska të ndryshme, por edhe duke i konsumuar çdo ditë do të mund të keni një lëkurë të bukur dhe të shëndetshme.

Lexo edhe :  OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit të rrezikshëm nga mushkonjat

5. Luftojnë kapsllëkun: Luleshtrydhet përmbajnë sasi të konsiderueshme të fibrave të tretshme që së bashku me ujin, lehtësojnë tretjen dhe eleminojnë bakteret e toksinat në traktin digjestiv.

Të fundit

Dita e sotme me diell, temperaturat deri në 40 gradë celsius

Ditën e sotme (25 korrik), vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik...

Ishim mirë kur ishim keq!

Nga Edvin Kulluri Viti 1990 dhe viti 1996 kanë qënë dy vitet më kritike të Shqipërisë që po dilte nga komunizmi apo kur menduam se...

Shtojca e re e WhatsApp s’ju lë të harroni asnjë mesazh!

WhatsApp po zhvillon një opsion të ri “Remind Me” që përdoruesit të mos humbasin bisedat e rëndësishme. Risia po testohet me përdoruesit beta në Android dhe...

Prapaskena e videos virale në koncertin e Coldplay

CEO i Privateer Rum, Andrew Cabot, ndodhej në një udhëtim pune kur gruaja e tij, Kristin Cabot, u kap nga kamera e puthjeve në...

Sherri Shabani-Lapaj, Mërtiri: Përçarja nuk do të thotë se s’ka ideale.

Analisti Ergys Mërtiri komentoi për ‘Real Story’ përçarjen brenda lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ mes Lapajt dhe Shabanit. Mërtiri tha se debatet brenda kësaj partie vijnë...

Lajme të tjera

Web TV