Çupi: PD e Sali Berishës një monstër që ka trembur dynjanë në 31 vjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari i njohur Frrok Çupi ka bërë një analizë të një procesi 31 vjeçar mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Sipas tij, po të kishte mbetur vendi vetëm me PD-në, sot i madh e i vogël do të ishin arratisur nga ky vend, ose do të ishin të gjithë në depresion. “Më mirë ta kisha thënë ‘ka krijuar’ PS-në, kjo do të ishte trajta e drejtë gjuhësore…

Por, në fakt, procesi 31 vjeçar që ka ndodhur para syve tanë, është më afër aktit PD e ka bërë PS-në se sa me versionin ‘e ka lindur’. Po të ishte fjala se ‘cila është veza e cila pula’, këtë nuk e gjejmë dot tani kur është mbledhur gjithë tollovia e botës mbi krijimin e partisë së parë anti- komuniste, (pas partisë Ekologjike të Namik Hotit).

Janë paraqitur mijëra dëshmi se ‘Partia Demokratike lindi nga Partia e Punës’, madje vetë presidenti i fundit komunist Ramiz Alia deklaronte hapur se ‘ gjithçka çfarë kishte PPSH në bodrume, ia kaluam menjëherë PD-së’. Ndërsa përsa i përket ‘cila bëri cilën?, del se Partia Demokratike (PD) bëri Partinë Socialiste (PS). Fatmirësisht ka ndodhur kjo.

Madje nuk mjaftohem duke thënë vetëm fjalën e thatë ‘fatmirësisht’, por është shpëtimtare vepra e PD duke bërë PS-në. Po të kishte mbetur vendi vetëm me PD-në, sot i madh e i vogël o do të ishin arratisur nga ky vend, o do të ishin të gjithë në depresion”, u shpreh Çupi.

Terrori nga PD e Berishës

Analisti Çupi shprehet se ish-kryeministri Sali Berisha shfrytëzoi pushtetin që fitoi me PD, pasi shkatërroi dhe dogji të gjithë veprat industriale dhe bujqësore që ishin ngritur në pesë dekada; shpalli armiqtë mes kundërshtarëve dhe nisi terrorin. “Ishte rreziku që vendi të mbetej në dorë të vetëm PD. Rreziku u ul fuqishëm nga fundi i vitit 1990 deri në vitin 1992.

Atëherë shumica e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Punës votuan për Partinë Demokratike, e cila fitoi zgjedhjet fuqishëm në 22 mars. Si filloi PD të bëjë PS-në? PD u fry, u fry me pushtet dhe me urrejtje, dhe kthye në rrezik. Sendi i fryrë ishte i dukshëm si fluturuesit e parë të kohës së Nazizmit mbi oqean. Pushteti i PD mori në dorë gjithë ‘veglat’ e shtëpisë: dogji dhe dhunoi veprat industriale dhe bujqësore që ishin ngritur në pesë dekada; shpalli armiqtë mes kundërshtarëve dhe nisi terrorin.

Secili adoptoi ndjesinë se ‘gjëja e fryrë’ që e kishte votuar po e zinte poshtë. PD nisi përndjekjen. U ndoqën familjet e dëshmorëve, u zhvarrosën eshtrat e të vdekurve që PD nuk do t’i donte sikur të ishin gjallë; u krijua ligji alias nazist me numër 24/ 1 i cili përjashtonte nga puna dhe linte pa bukën e gojës çdo njeri nga PPSH që seleksionohej nga i pari i PD dhe titullohej si ‘armik i demokracisë’.

Lexo edhe :  “PD ka përgjegjësi të mëdha para elektoratit”, avokati: Berisha do të arrestohet sërish!

Atyre që votuan në masë në 22 mars, iu morën edhe banesat dhe çdo telefon në banesë… Atëherë çfarë do të bënin të përndjekurit? Nuk mund të dilnin më në rrugë, rruga ishte arenë e përleshjeve të PD, të gjithë u futën në shtëpi dhe aty u gjetën me njëri tjetrin”, shkruan ndër të tjera Çupi.

Monstra që krijoi Sali Berisha

Çupi teksa thotë se PD u shndërrua nga Berisha si një monstër që trembi dynjanë duke mbledhur në një grusht të gjithë njerëzit paqedashës dhe njeri- dashës. Më pas analisti përmend dhe vrasjet e demonstruesve, dëshmitarëve, vjedhjen e shtetit, pazaret dhe mashtrimet ndaj shqiptarëve.

“Momenti i ‘lindjes’ së PS është tjetër gjë nga momenti i ‘bërjes’. Për të lindur, lindi në qershorin e vitit 1991, por nuk do të bëhej asnjëherë sikur të mos ishte PD një monster që do të trembte dynjanë dhe do të mblidhte në një grusht të gjithë njerëzit paqedashës dhe njeri- dashës. PS nisi të bëhet në korrik të vitit 1992, data 26, kur u zhvilluan zgjedhjet lokale (si sot) dhe ku ‘sendi i fryrë PD’ u shfry i tëri. Populli i Shqipërisë i tha ‘jo’, dhe votoi për PS-në. Pastaj ‘sendi i fryrë’ me urrejtje dhe korrupsion i hyri Shqipërisë që ta pushtonte. A keni dëgjuar që një qeveri të pushtojë vendin e vet? Kurrë në botë.

Por këtë e bëri PD, i ngriti militantët e vet të fiksuar, i armatosi dhe ua lëshoi si vdekje njerëzve nga Tirana deri në Sarandë…. Pastaj i vrau demonstrueset, vrau dëshmitarët, vrau jugorët, i çoi në varr dhe u prishi varret veriorëve, e vodhi ekonominë dhe e shëmtoi vendin. Këta që u flijuan nën pushtetin e PD duhen kthyer në heronj, sepse u bënë theror për krijimin e një gjëje tjetër në Shqipëri.

U krijua PS. Sikur të mos ishte sot PS, e të ishte vetëm PD, çfarë do të bënte i shkreti njeri?! Edhe pse e kemi atë që bëri PD, por kemi në krah edhe superfuqinë e botës Amerikë, e shikoni sa të padurueshme na e bëjnë jetën. Por ja që PD e bëri të kundërtën e vet, sot njeriu është në normalitet. Deri para pak vitesh njeriu nuk ishte në normalitet; njeriu ishte i frikësuar jo vetëm nga pushteti i PD, por edhe nga militanti i verbër i PD.

Shqipëria tanimë është bërë, sepse është bërë një shumicë normale e pozitive qytetare. Procesi ‘PD bëri PS-në’ ka shkuar më tej: Vetë PS ka bërë klimën normale për njeriun…, dhe pak më tej: Klima normale ka krijuar njeriun pozitiv. Tani njeriu pozitiv është zotërues në vendin tonë kaq të zbukuruar e të këndshëm”, përfundon Çupi.

Të fundit

“Nga izolimi i Berishës te arrestimi i Ilir Metës”/ SPAK protagonist i vitit në Shqipëri

Në Shqipëri, Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, ishte dhe gjatë vitit 2024 protagonist i...

Trashëgimia e Jimmy Carter në të drejtat civile

Politika në SHBA ishte ‘ndezur’ pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të izoluar shkollat ​​në vitet e 50-ta. Me prejardhjen e tij si...

Vendimi nga Qeveria, 3 janari ditë pushimi për administratën/ Ja kur zëvendësohet

Qeveria vendosi që data 3 janar të jetë pushim zyrtar. “Data 3 janar do të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore”, thuhet në...

Debati për vendet e sigurta, Itali, gjykata e Kasacionit i jep të drejtë Melonit

Gjykata e Kasacionit në Itali i jep të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj në lidhje me emigrantët. Gjykata ka argumentuar se është në...

‘Do ta denoncojmë’, mbesa e Parashqevi Simakut hedh akuza të forta ndaj aktorit të njohur

Ina Simaku, mbesa e ikonës së muzikës Parashqevi Simaku, ka hedhur akuza të forta ndaj aktorit Herion Mustafaraj. Ajo ka pretenduar se Mustafaraj ka hyrë...

Lajme të tjera

Web TV