Koronavirusi/ Internet e minuta falas për të gjithë në Itali. Po në Shqipëri?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditët kur Itali është në izolim total për shkak të koronavirusit, kompanitë e telefonisë celulare kanë ofruar minuta dhe internet pa limit për abonentët e tyre, si mënyrë për t’iu gjendur pranë.

Që prej pezullimit të shkollave dhe universiteteve, nxënësit dhe studentët po studiojnë online.

Po ashtu edhe ata që janë në punë dhe mund të punojnë online, prej një jave tashmë, po punojnë nga shtëpitë, kështu që internet falas është një mundësi e mirë ofruar nga kompanitë italiane.

Po në Shqipëri. Sapo u përhap Koronavirusi dhe qëveria filloj që të marrë masa, për dy ditë dëgjohej vetëm zëri i kryeministrit kur përpiqeshe të bëje telefonatë dhe shpesh mbyllej.

Një ditë më parë, edhe Partia Demokratike i kërkoi qeverisë të kërkojë nga kompanitë celulare të ofrojnë internet falas për për të ndihmuar fëmijët që po mësojnë online në këto ditë izolimi.

Vetëm një muaj më parë Gazeta Fjala denonconte rritjen e tarifave dhe heshtjen e qeverisë.

Rritja me 200 lekë e paketave me parapagesë nga Vodafone dhe Albtelekom nuk ka shkaktuar asnjë reagim nga institucionet shtetërore, qeveria apo opozita. Të gjithë po heshtin mbi vendimin e kompanive telefonike për shtuar shpenzimet për qytetarët shqiptarë në mënyrë të papritur.

Të fundit

Plani i ri i tatimeve për vitin 2025: Kë do të prekë aksioni antiinfomalitet?

Aksioni antiinfomalitet dhe përmirësimi i shërbimeve për tatimpaguesit janë dy nga prioritetet kryesore të administratës tatimore për vitin 2025. Në...

Katër ankesat më të shpeshta që gratë kanë për burrat e tyre

Studimet kanë treguar se ankesat që burrat dhe gratë ndajnë me këshilltarin ose psikoterapistin e tyre të martesës ndryshojnë sipas gjinisë. Por cilat janë ankesat më të zakonshme...

Norvegjia ndalon një anije të dyshuar për dëmtimin e kabllove nënujore

Policia norvegjeze njoftoi se ka ndaluar një anije vendëse por me ekuipazh rus, e cila dyshohet se është përfshirë në sabotimin e kabllove nënujore...

Punonjës pa kontrata dhe të pasiguruar, më shumë biznese u gjetën në shkelje gjatë 2024

Punonjës të pasiguruar, pa kontrata individuale por dhe mungesë të kushteve, janë këto shkeljet që Inspektorati i Punës ka konstatuar gjatë vitit 2024. Janë...

Disa rregulla të arta, si të manifestoni dëshirat tuaja

Po kërkoni ta provoni vetë manifestimin? Këtu janë hapat që ju propozojnë ekspertët për të provuar të shfaqni gjithçka që dëshironi, përfshirë paratë dhe...

Lajme të tjera

Web TV