A ishte ‘i shitur’ tek Rama?/ Deputeti i PD tregon konfliktet e Alibeajt me Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi tha se Enkelejd Alibeaj, i cili dha dorëheqjen këtë të mërkurë nga detyra si kryetar i komanduar i PD, mund të kishte të këqijat e veta, por kurrë nuk ka qenë i shitur te Rama.

I ftuar në Euronews Albania ai tha se është fakt, që Alibeaj ka pasur debate gjithnjë me Berishën pasi ai nuk donte që në gjykata të kishte njerëz ish-komunista.

“Që nuk ishte i shitur këtë mund t’jua jap me bindje, që është i djathtë dhe i vuajtur nga sistemi monist edhe këtë mund t’jua them me bindje.

Që është zënë gjithnjë me zotin Berisha se nuk ka dashur që në gjykata dhe në institucione të kishte elemente ish-komunistë edhe këtë ua them me bindje, sepse janë fakte që ai është prishur me zotin Berisha sepse nuk donte të vendoseshin gjyqtarë që vinin nga komunistët.

Si ka qenë? Ai ka pasur të mirat dhe të këqijat e veta. Së fundmi pati një thyerje të jashtëzakonshme mes grupit parlamentar dhe Enkelejd Alibeaj.

U bë e pamundur që edhe kjo parti, Partia Demokratike e siglës, e vuajti këtë pjesë, sa që i kërkuan të mos kandidonin në zgjedhjet vendore.

Sepse dalja me dy kandidatë i jepte një fitore në pjatë të argjendit Edi Ramës, kjo ishte e keqja e tij gjatë drejtimit të Partisë Demokratike”,-tha Saimir Korreshi.

Të fundit

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

Lajme të tjera

Web TV