Dëshmitë me seanca të mbyllura/ Avokati i Thaçit: Duam të merret vesh e vërteta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në nisje të seancës gjyqësore në rastin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbrojtja e Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, shprehu kundërshtimin për seancat të cilat po mbahen të mbyllura dhe kërkoi që procedurat të jenë të hapura për publikun.

Kehoe tha se duan që procedurat të mbahen hapura dhe të merret vesh e vërteta, derisa theksoi edhe shqetësime praktike në ndjekjen e metodave të përdorura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar(ZPS).

“Siç e keni vënë re i kemi kundërshtuar të gjitha masat e përdorura nga ZPS për seanca të mbyllura. Por, dua të tërheqë vëmendjen se jo vetëm se kundërshtojmë sepse duam që procedurat të mbahen hapura e të merret vesh e vërteta, por kemi edhe shqetësime praktike në ndjekjen e metodave të përdorura nga ZPS”, tha ai.

Kehoe u shpreh se si pasojë e seancave të mbyllura, kanë vështirësi edhe në parashtrim të pyetjeve. Ndërsa prokurorja Deborah Mayer tha se masat mbrojtëse për dëshmitarët janë marrë me kërkesë të ZPS-së.

Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon intervistimi i dëshmitarit të pestë të Prokurorisë, nën masa mbrojtëse. Në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, deri tani kanë përfunduar dëshmitë e katër dëshmitarëve të prokurorisë.

Dëshmia e tyre nuk është bërë e ditur për publikun dhe të njëjtit kanë dëshmuar nën masa mbrojtëse. Ish-krerët e UÇK-së, për të cilët prokuroria pretendon se kanë kryer krime lufte, po gjykohen pas një procedure paraprake që ka zgjatur më shumë se dy vjet. Gjatë krejt kësaj kohe, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentarët Krasniqi dhe Veseli, si dhe ish-deputeti Selimi, po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, ndërsa në paraqitjet e tyre para gjykatës ata janë deklaruar të pafajshëm.

Të fundit

“Integrimi, Kosovës i duhet Shqipëria”/ Vjosa Osmani: BE do jetë më i plotë dhe i sigurt

Në këtë fjalim frymëzues, theksohet rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë në përballimin e sfidave kombëtare...

Një “kuti Pandore” pritet të hapet? Gazetarja: Po zbërthehen 407 telefona të zyrtarëve

Gazetarja Anila Hoxha tha sot se 407 telefona të zyrtarëve të administratës janë në duart e hetuesve dhe pritet që të zbërthehen, duke hapur...

Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë me njëra-tjetrën pa asnjë kusht

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca e hapi seancën e përbashkët të dy parlamenteve me mesazhin që Shqipëria dhe Kosova kanë dëshmuar unitet...

“Me ‘shtëpi zemre’ jam nga Prishtina”, Spiropali: Kosova prioritet kombëtar i Shqipërisë

Po mbahet takimi i mbledhjes së Kuvendeve të dy Parlamenteve mes Kosovës dhe Shqipërisë. Elisa Spiropali: Me origjinë jam nga Bregu i Labërisë, kam lindur...

“Duhet me prit për superbashkimin”, Spiropali: Kur s’ke pulën do hash shpend tjetër

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve Kosovë dhe Shqipëri. Spiropali: Jam me origjinë nga bregu i Labërisë,...

Lajme të tjera

Web TV