Kush mund ta marrë drejtimin e PD-së zyrtare/ Skenarët dhe prapaskenat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rezultati i 14 majit rihapi edhe njëherë debatin brenda Partisë Demokratike.

Ai që rihapi debatin dhe shumë skenarë ishte, Enkelejd Alibeaj me dorëheqjen e tij nga dy postet të kryetarit të komanduar dhe te kreut të grupit parlamentar.

Tani PD zyrtare duhet të gjej një kryetar të ri që duhet të votohet me një anëtar një votë sipas përcaktimeve në statutin e partisë.

Pikërisht në statut, përcaktohet se kur pozicioni i kryetarit të partisë lihet vakant, një nga nënkryetarët duhet të emërohet si i komanduar në drejtimin e partisë.

E vetmja që mund ta marrë drejtimin e partisë sipas statutit është Jorida Tabaku, por në kushtet që kjo e fundit e ka refuzuar një gjë të tillë vitin e shkuar, mbetet për t’u parë vendimi që do të ndërmerret.

Sakaq për drejtimin e grupit parlamentar dilemma mund të zgjidhet më shpejt, pasi aty nevojitet mbledhja e shumicës së anëtarëve të grupit parlamentar për të zgjedhur drejtuesin e ri dhe njoftimi i Parlamentit për ndryshimin.

Për këtë pozicion ka shprehur ambicien Ervin Salianji në fillimin e këtij viti, por i përfolur se mund të bëhet kryetar i grupit parlamentar ka qenë edhe Gazment Bardhi.

Gjithsesi, me gjithë këto zhvillime në atë që quhet PD zyrtare, ende nuk ka asnjë shenjë bashkimi me pjesën tjetër të partisë që është e rreshtuar në krahë të Berishës.

Të fundit

United ndryshon trajner që pas javës së parë, del emri

Problemet e Manchester United vazhduan të mërkurën në mbrëmje me një humbje tronditëse në Kupën e Ligës ndaj Grimsby...

Jashari e nis me dëmtim te Milani!

Massimiliano Allegri sot deklaroi se mesfushori shqiptar Ardon Jashari nuk do të jetë gati për ndeshjen e fundjavës, për shkak dëmtimi. "U dëmtua pak gjatë...

Natë ferri në Kiev, Rusia zgjedh raketat në vend të diplomacisë

Ukraina u zgjua mes bombardimeve intensive të Rusisë këtë të enjte, të cilat vranë të paktën 17 vetë, përfshirë 4 fëmijë në kryeqytetin Kiev,...

Conference League, Dinamo gati për polakët e Jagiellonia

Sot në mbrëmje Dinamo shpreson te përmbysja e madhe edhe pse në letër misioni është thuajse i pamundur. Pas disfatës 3-0 në takimin e...

Ish-kandidat për kryepolic, kush është i ekstraduari Hajrulla Xhivini

Hajrulla Xhivini është ekstraduar ditën e sotme nga Gjermania i akuzuar për veprat penale "Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjykata...

Lajme të tjera

Web TV