Dhurimi i pronave brenda familjes/ Një lajm i mirë hyn në fuqi vitin e ardhshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nisur nga viti i ardhshëm, çdo trashëgimi apo dhurim edhe brenda lidhjes gjinore motër-vëlla përjashtohet nga tatimi prej 15 % e vlerës së pasurisë. Ligji për tatimin mbi të ardhurat këtë herë ka përcaktuar më qartë kategoritë që përjashtohen nga ky tatim, duke mos lënë më vend për abuzime.

“Ligji ka ndarë qartë kategoritë, janë marrëdhëniet brenda një familje, prindi me fëmijën, fëmijët me njëri-tjetrin”, tha Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie.

Për herë të parë nga viti 2024 përjashtohen nga taksimi 15% edhe personat përtej brezit të parë dhe të dytë, kjo për dhurimet dhe trashëgimitë deri në vlerën e 5 milion Lekëve për pasuritë e paluajtshme dhe 1 milion Lekëve për pasuritë e luajtshme.

“Kuptohet, ligji ka vendosur edhe disa pragje të vlerave për qëllime të mosabuzimit”, tha Gjokutaj.

Gjatë vitit 2022 janë paguar gati tre herë më shumë tatime në vlerë nga trashëgimitë dhe dhurimet.

Të fundit

Thyerje zemrash dhe tradhëti, zbuloni surprizat e yjeve për ditën e sotme

Dashi Mundohuni të mos i lini gjërat e sotme për nesër sepse keni për të pasur probleme, Mundohuni gjithmonë të kontrolloni edhe nervat e të...

Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë

Ligjvënësit rusë miratuan të martën një projekt-ligj që zgjeroi përkufizimin e tradhtisë së lartë, pjesë e përpjekjeve të autoriteteve për të forcuar kontrollin, ndërsa...

Gjermania që ne njihnim është zhdukur

Së fundi mora një makinë me qira në Las Vegas, isha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mbuluar zgjedhjet. Agjenti në sportel...

Nëse i thani rrobat në shtëpi, sigurohuni që të merrni këto bimë

Ekspertët pohojnë se ajo heq në mënyrë të sigurt mykun dhe pluhurin nga shtëpia Shkencëtarët nga NASA kanë ndarë një listë të bimëve që besohet...

Lajme të tjera

Web TV