Reperi i njohur, Mozzik ka përfunduar në polici tre ditë më parë, pasi akuzohet se ka kërcënuar një person me armë zjarri. Në datën 16 maj ai është marrë në pyetje në komisariatin e Policisë në Ferizaj, raporton gazeta “Sinjali”.
Ai dyshohet se ka kërcënuar me armë një person, në të njëjtën lagje të qytetit, aty ku edhe banon. Sipas të njëjtave burime mësohet se Mozzik ka debatuar dhe ka kryer kanosjen me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së ‘viktimës’, si pasojë e një mosmarrëveshje momentale që kanë pasur me njëri- tjetrin.
Në deklaratën e tij para hetuesve, lidhur me denoncimin që është bërë kundër tij, reperi ka mohuar se e ka kërcënuar me armë personin në fjalë, duke shtuar se armën nuk e ka ekspozuar.