Tentoi të futej në Shtëpinë e Bardhë, autori: Doja të rrëmbeja dhe të lëndoja Biden

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shërbimet sekrete po hetojnë një ngjarje të çuditshme, ku shoferi i një kamioni që kishte një flamur nazist brenda, theu barrierat mbrojtëse të Shtëpisë së Bardhë.

“Doja të rrëmbeja dhe dëmtoja Presidentin Biden”. Kështu është shprehur shoferi i kamionit që u përplas me barrierat e sigurisë në sheshin Lafayette, pranë Shtëpisë së Bardhë mbrëmjen e së hënës. Shoferi, identiteti i të cilit ende nuk dihet, u arrestua me akuza të ndryshme, përfshirë sulmin dhe kërcënimin ndaj autoriteteve, raporton TGCOM24.

Sipas një hetimi fillestar, nuk ka të lënduar. “Hetimi paraprak zbulon se shoferi i kamionit mund të jetë përplasur qëllimisht me barrierat e sigurisë”, shkroi në Twitter Anthony Guglielmi, shefi i komunikimeve të inteligjencës.

Dëshmitë e të pranishmëve raportojnë se automjeti i kompanisë me qira U-Haul u përplas me barrierat e sheshit Lafayette. Pas përplasjes së parë, drejtuesi ka rindezur mjetin dhe ka goditur sërish portën. Me të mbërritur në vendngjarje, agjentët siguruan zonën përpara se të kontrollonin mjetin, ku brenda saj u gjet edhe një flamur nazist.

Të fundit

INSTAT ngre alarmin: Mbi 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë

Më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë, sipas të dhënave të fundit...

Anulimi i gjobave/ PS miraton ligjin, rrëzohet amendamenti i PD

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në orët e vona të mbrëmjes se kaluar ligjin për faljen e gjobave të papaguara në zonat rurale dhe...

Arrestohen Dy Persona në Tiranë për Mashtrim prej 11 Milionë Eurosh

Prokuroria e Tiranës Arreston Dy Persona për Mashtrim prej 11 Milionë Eurosh Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka...

Alo, ChatGPT? Inteligjenca Artificiale përfshin WhatsApp

Falë një përditësimi të ri, përdoruesit e WhatsApp tani mund të flasin në celular me ChatGPT dhe të shkëmbejnë mesazhe me të. OpenAI ka njoftuar...

Çfarë ndodhi? Pirro fshin nga YouTube këngën me 6 milion shikime të Parashqevi Simakut

Kënga “E duam lumturinë” e Parashqevi Simakut ka ekzistuar në kanalin “YouTube” prej më shumë se 9 vitesh, e ngarkuar në një kanal jozyrtar,...

Lajme të tjera

Web TV