Rezultati i zgjedhjeve/ Alibeaj: Berisha dhe Meta politikë e vjetër, s’kanë çfarë ofrojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Politikë e vjetër” i ka quajtur nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj kreun e PL-së, Ilir Meta dhe ish-kryedemokratin Sali Berisha.

Në një intervistë në emisionin “Publikisht” në RTSH, Alibeaj tha se Berisha dhe Meta nuk kanë se çfarë i ofrojnë më shqiptarëve, teksa i akuzoi ata se kanë vendosur interesat personale mbi ato të qytetarëve.

Politika e vjetër nuk ka çfarë t’i japi më shqiptarëve, Sali Berisha dhe Meta. Nuk ofron më kjo mënyrë e të bërit politikë, nuk prek më telat e shqiptarëve, janë njerëz që përkundër interesave të publikut kanë vendosur interesat e tyre. Ishte shumë e dukshme ajo çfarë ndodhi. Edi Rama nuk bën zgjedhje sa kohë që përdor administratën, bandat dhe krimin”, tha Alibeaj.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” fitoi në vetëm 7 bashki në zgjedhjet vendore të 14 majit, duke humbur edhe bastionin historik, Shkodrën, që u fitua nga PS. Kandidatët socialistë korrën fitore edhe në 52 bashki të tjera.

Të fundit

Rriten sërish temperaturat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe pse nuk...

Përmbytjet në Brazil, rritet në 56 numri i viktimave! Frikë për përhapjen e epidemive

Numri i të vdekurve nga shirat në shtetin më jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul, u rrit në 56 persona. Kështu bënë të...

Ekspertët japin paralajmërimin e frikshëm për gripin e shpendëve

Gripi i shpendëve ka prekur kafshët e egra rreth e rrotull botës dhe tani është duke u përhapur edhe te lopët. Në rastet e...

“Politikanët me pasuri miliardëshe”/ Drejtori i ‘Antikorrupsionit’ bën deklaratën e fortë

Në një intervistë televizive, drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Ylli Buleshkaj, ka thënë se Kosova ka politikanë të cilët kanë pasuri miliardëshe. “Kemi...

Vajza u gjet e pajetë në lumin Buna me shenja dhune/ Zbardhet raporti mjeko-ligjor

Policia ka njoftuar se nga këqyrja paraprake e trupit të 9-vjeçares e cila u gjet e pajetë në lumin Buna, në prani të ekspertit...

Lajme të tjera

Web TV