Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Ramën për blerje votash dhe përdorim të administratës publike dhe bandave në zgjedhjet lokale. Gjithashtu ka bërë përgjëgjës Bashën për përçarjen e opozitës, duke u shprehur se agjendën politike ia përcakton kryeministri Rama
Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në seancën Parlamentare e cila është e para pas zgjedhjeve lokale. Berisha ka shfrytëzuar kohën e marrë në kuvend për të hedhur akuza ndaj Ramës duke mos njohur rezultatin e zgjedhjve lokale me pretendimin se votat u blenë dhe qeveria përveç adminisstratës përdori edhe bandat. Sipas tij, një tjetër mekanizëm është edhe përdorimi i qindra miliona euro për të blerë votat.
“Edi Rama ia doli ta angazhojë të gjitha bandat në Shqipëri, t’i bashkojë ato në presion dhe trysni ndaj qytetarëve, të shpërndarje qindra miliona euro, me të cilat rrëzoi përtokë monedhën evropiane. Nuk po llogaris qindra miliona euro të përdorura nga 1 janari deri më sot për asfalte elektorale, për zhavorre elektorale, mijëra legalizime për qëllime elektorale. Terrorin dhe tmerrin që u ushtrua mbi bizneset dhe qytetarëve. Avokatin e shpifur për të cilën pagoi miliona në një propagandë të pashembullt në të cilën kërkohej apo thirrej haptazi rrofshin hajdutët elektoralë. Por nga ana tjetër u kalua në sulme për likuidim fizik të eksponentëve të PD, në Vaun e Dejës apo në Lezhë, në keqtrajtime barbare të komisionarëve të saj.
Ky parlament qëndron mbi krimin cdo ditë që pajtohet me një situatë të tillë. Ndaj dhe unë jam këtu për të dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë farse të turpshme zgjedhore të pa ndodhur kurrë më parë, për ti bërë shqiptarëve thirrje të marrin në dorë fatin e lirive tona”, tha Berisha. Ndërsa I pyetur për 103 mijë vota që mori PD-ja zyrtare, u përgjigj se janë votat e “siguruara” nga Rama, pasi sipas tij Basha nuk bëri fushatë. Berisha u shpreh se atij iu mor logoja në mënyrë të padrejtë, ndërsa theksoi se Basha nuk bëri fushatë më 14 maj. “Ato janë vota të Sali Berishës siç e dini. Është logoja që ju mor Berishës dhe janë vota të PD, ato nuk janë vota të…bëri ndonjë fushatë Basha. Kur e bëri fushatën?! Nuk bëri fushatë, ato i mori…ajo është historia e kalit të Timurit. Ndërkohë në lidhje me rritjen e pagave, Berisha tha se nuk janë kundër, por theksoi se nuk do ta votojnë, pasi sipas tij gjithçka duhet të niste me vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh. “Një farsë e turpshme me përmasa cinike të një cinizmi dhe pashpirtësie dhe hipokrizie të paparë u zhvillua sot në parlament.
Pasi mashtroi shqiptarët, duke paraqitur rrogën e presidentit, të admiralit dhe të Rezartit, të gjitha këto nga 2.2 në 4.6 milionë lekë rritje, solli në parlament një ligj, në të cilin ata që janë më në nevojë, largimi i të cilëve po shkatërron Shqipërinë, mjekët, mësuesit, policët, ushtarakët, përfitojnë një rritje 1 përqind ose minus 1 përqind. Një akt i tillë është jashtë çdo imagjinate. Një cinizëm i tillë ndaj punonjësve të këtij vendi, tejkalon çdo cak. Kam qenë dhe do jem gjithnjë për rritjen e rrogave, kjo nuk ka diskutim. Nëse ka një faktor shkatërrimtar për këtë vend, kjo është ngrirja e rrogave. Por sot kjo farsë, ky akt ku dyfishohen rrogat e zyrtarëve më të lartë dhe rriten me 1 përqind ose zbresin- se kjo është përllogaritja me inflacionin e INSTAT, se me përllogaritjen e EuroStat, rënia është më e madhe se kaq. Kam insistuar se ky proces të fillojë me vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh. Ky duhej të ishte akti i parë për t’i dhënë përgjigje kësaj situate të rëndë, këtij mjerimi të frikshëm të krijuar në Shqipëri. Në vend që të fillonte me vendosjen e minimumit jetik, që do i jepte përgjigjen përfundimtare ndihmës ekonomike dhe pensioneve nën 200 euro dhe bënte një zbutje të mjerimit, minimumi jetik zhduk mjerimin në kuptimin e varfërisë ekstreme.
Ishte një masë plotësisht e mundshme, kur dihet që qytetarëve u vidhet çdo vit dyfishi i fondit të përgjithshëm të rrogave. Kjo u mbyll në mënyrën më të turpshme nga njerëzit që vjedhin shqiptarët nga mëngjesi deri në darkë. Ne nuk do e votojmë”, tha Berisha. Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha teksa ky i fundit e akuzoi se po zhvillon agjendën e Ramës. Në një reagim në Tëitter, Basha tha se halli i Berishës është tjetër, pasi sipas tij ai shpik dhe kërkon armiq për të fshehur dështimin e tij. “Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky. Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve. Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve.”, tha Basha. Ndonëse nuk u pa në Parlament, Basha ka nisur “tur takimesh” dhe pritet kandidimi I tij për zgjedhjet e kryetarit të PD-së zyrtare, pas dorëheqjes së kryetarit të komanduar Enkelejd Alibeaj.