Rama nga Korça: Kemi deficite kudo, por shqiptarët na zgjodhën ne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Korçë. Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se pritshmëritë e qytetarëve janë të larta, ndërsa theksoi se ka ende shumë punë për të bërë.

Gjithashtu Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj opozitës, duke i vlerësuar si hije të së shkuarës.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Njerëzit janë të pakënaqur me ne, kjo është e vërteta. Kanë pritshmëri të larta ndaj nesh dhe besojnë se vetëm ne mund ti bëjmë ato gjërat për të cilat kanë nevoje, kjo është e jashtëzakonshme si sfidë se na kanë hedhur një dorashkë, duke thënë urdhëro merreni dhe tani na çoni vetën përpara, do ishte fatale për ne nëse do biem në vetëkënaqësi dhe do mendojmë se jemi të zëvendësueshëm. Kjo votë ka lidhje se njerëzit duan të mendojnë dhe duan nga ne që të mendojmë gjithmonë  e më shumë për ata si qytetarë dhe jo ata të mendojnë si tifozë partish dhe ne ti ndajmë në të tanët, majtas, djathtas.

Dua të falënderoj ata që s’kanë dal në votime, ua kemi kërkuar këtë gjë. Duke bërë ata që kanë bërë ata meritojnë respekt sepse janë sjellë si patriotë duke braktisur hijet e së shkuarës që u shfaqën vetëm për të na kthyer mbrapa. Në kushtet e kësaj pritshmërie të madhe, çfarë behët? Si kthehet ky borxh?

Ka një gjë që mund të përmbushet 100%, është vetëm në dorën tonë këtu. Kjo është njerzillëku me të gjithë anëtarët e një komuniteti, me çdo qytetar të këtij vendi, me çdo familje që ka nevojë për këtë shtet, njerzillëku me çdo sipërmarrje, çdo grup interesi, që është dhe duhet të jetë për mua pika e parë  e programit qeverisës të çdo kryetari bashkie të dalë nga vota e 14 majit. Në këtë pikë kemi deficite kudo, në nivelin qendror, vendor. Këtu ua kërkoj me forcë të gjithëve. Që ta kuptojnë dhe ta vënë në jetë. Të krijojnë mekanizma që të gjithë njerëzit të ndihen të dëgjuar, të respektuar. Pastaj zgjidhet apo jo një hall apo problem tjetër kjo varet nga mundësitë. Pavarësisht nëse nuk ma zgjidh hallin, të paktën ma qaj thotë populli ynë.

Lexo edhe :  Berisha udhëton drejt Spanjës, merr pjesë në kongresin e PPE

Të fundit

‘Bufi&Tiku drejt bashkimit’, Rama ironizon sërish Berishën, Lapajn dhe Bashën

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sërish satirën për të komentuar zhvillimet në kampin opozitar përmes "serialit" "Bufi&Tiku drejt bashkimit"....

Shtatzënia në adoleshencë sjell rreziqe shëndetësore, OBSH jep shifrat!

Shtatzënia në moshë adoleshente mbetet një fenomen shqetësues në mbarë botën, me pasoja të thella për shëndetin, jetën sociale dhe të ardhmen ekonomike të...

Mungesa e ambasadorit amerikan në Tiranë, Rama: Nuk e shoh si largim të SHBA

Që prej 26 qershorit 2023, kur Yuri Kim u largua nga Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë dërguar ende një ambasador në...

U largua nga PL, Esmeralda Demiraj shfaqet krah Blendi Gonxhes!

Pas largimit nga Partia e Lirisë, Esmeralda Demiraj duket se i është bashkuar skuadrës së PS. Ish-kryetarja e Lëvizjes së Gruas në PL është shfaqur krah...

Merr fund papritur lidhja e Luana Vjollcës me milionerin nga Tirana?!

Vetëm muajin e shkuar, u raportua se Luana Vjollva kishte nisur nje lidhje te re dashurie me biznesmenin, Drilon Xhepa. Detajet që kanë ndezur...

Lajme të tjera

Web TV