“Mbaroi! Vijeni flamurin në gjysmë shtizë!”/ Fuga dënon ashpër për shkrirjen e ASA-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme, akademiku Artan Fuga publikoi një letër publike për kryeministrin Edi Rama, ku rendiste 10 argumente kundër projektvendimit që shkrinte Akademinë e Studimeve Albanologjike.

Por sot qeveria miratoi shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Fuga ka bërë një tjetër reagim lidhur me këtë vendim, me të cilin jep edhe një mesazh për Ramën.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai deklaron se sot duhet ngritur flamuri në gjysmështizë, pasi pretendon se po luhet me historinë.

Ai thekson se shkrirja e ASA-s është një goditje vdekjeprurëse për kulturën kombëtare.

Reagimi i plotë:

Mbaroi!

Vijeni flamurin në gjysmë shtizë sot!

Mos kujtojë njeri se nuk e dija që letra ime më shumë do ta ndizte zjarrin e pasionit shkatërrues. Por, të lutesh për kulturën kombëtare nuk është kurrë turp. Është nder. Unë mund edhe të lyp për këtë. Di edhe të tjera gjëra të bëj.

Me durim.

Qysh sot, Shqipëria, pas ndofta një shekulli, nuk do të ketë më institut për albanologji, as një Qendër albanologjike si institucion më vete.

Hendeku është bërë greminë.

Kultura kombëtare ka marrë kështu një goditje vdekjeprurëse.

Pallavrat pa lidhje në shërbim të lobive antikombëtate nuk e mbulojnë dot gjëmën e ndodhur.

Shihni programet mësimore të gjimnazit, aprovuar nga Ministria e Arsimit, një keqtrajtim i ndyrë i trashëgimisë letrare, filozofike, artistike, kulturore kombëtare, një minim me tritol administrativ i traditave tona që duhej të mbanin lidhur popullin me atdheun.

Është një platformë e tërë!

Dhe pyesin gjoja të habitur: Përse ikin shqiptarët nga atdheu, nuk ikin serbët, nuk ikin boshnjakët, nuk ikin maqedonasit! Ja përse ikin. Se na kanë tharë çdo gjë kombëtare.

Lexo edhe :  Shqiptarët e Kosovës dynden drejt plazheve të Shqipërisë, fluks i lartë në pikat kufitare

Është një disfatë tjetër. Shumë më e ndershme ama se ajo e atyre që me të tilla fitore do të kenë turpin me vete.

Mund të luash me pushtetin, por me historinë kurrë.

Kujtesa nuk do ta harrojë. Ka pasur kohë edhe me errëta dhe hiri është ndezur përsëri.

 

Të fundit

Rama nuk ndalet: Masa drastike edhe për kantieret e ndërtimit

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar konfiskimin e të gjitha ndërtimeve dhe ngrehinave të braktisur që nga viti ’90. Në...

Nismë e re ligjore/Rama: Do konfiskohen të gjitha ndërtimet e braktisura që nga vitet 90′

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një nismë të re ligjore dhe administrative që synon konfiskimin e të gjitha ndërtimeve dhe ngrehinave të braktisura që...

Lapaj-Shabani, kur papjekuria përballet me pabesinë

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” u pa fillimisht si një risi në skenën politike shqiptare, por përplasja mes dy figurave kryesore të tij – Endrit...

“Listë e zezë për investitorët”/ Ndërtimet pas vitit 2020, nuk do të legalizohen!

Kryeministri Edi Rama thotë se duhet ndërhyrje në procesin e legalizimeve. Në mbledhjen me deputetë të Tiranës dhe drejtorë të bashkisë, Rama u shpreh se...

“Bilanci 1463 problematika”/ Rama mbledh me urgjencë deputetët dhe drejtorët e Bashkisë

Ka nisur takimi i Kryeministrit Edi Rama me deputetët dhe kandidatët për deputetë të 11 Majit, si dhe me drejtorët e Bashkisë së kryeqytetit, me fokus...

Lajme të tjera

Web TV