Gjikondi zbardh skenarin e Metës: Ja çfarë po tenton të bëjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit urdhëroi Prokurorinë të nisë hetime ndaj Autoritetit të Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, pas kallëzimit të bërë kundër këtij institucioni nga ish presidenti Ilir Meta.

Ky i fundit pretendon se anëtarët e Autoritetit të Dosjeve kanë falsifikuar dokumentet ku thuhej se Ilir Metaj kishte qenë pjesë e ish-sigurimit.

Analistja dhe juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, tha se ky vendim ka për qëllim që të intimidojë strukturat që merren me hetimin e personazheve që kanë qenë pjesë e ish sigurimit të shtetit.

Gjikondi e lidhi vendimin e sotëm me persona të afërt me Ilir Metën.

“Ky vendim kërkon të intimidojë strukturat që merren me hetimin dhe zbulimin e personazheve që në të shkuarën kanë qenë mëkatarë, fajtorë dhe pjesë e përçarjes dhe vëllavrasjes që ka ndodhur çka ndalohen me ligj të jenë pjesë e politikës aktive tani.

Gjithmonë politika shqiptare është kujdesur që të tregojë me gisht të tjerët por gjithmonë gjynahet dhe inkriminimet e saj t’i fshehë.

Kjo kujdesje përfshin për ta bllokuar të gjithë sistemin e drejtësisë ku në çdo lloj strukture dhe hallke kanë të afërmit dhe zgjatuesit e tyre.

Komisioni Bezhani, të cilin Meta e tund si certifikatë pastërtie, familjarë të ngushtë të zotit Bezhani, kanë qenë gjithmonë krah të djathtë të Metës në politikën e tij.

Edhe në vendimin e dhënë sot nga Gjykata e Apelit, kupton se lëviz në shtratin e lidhjeve farefisnore të partisë së Ilir Metës”, tha Gjikondi.

Më tej, Gjikondi tha se ish presidenti kërkon që të intimidojë Gentiana Sulën me kallëzimin e bërë ndaj saj.

Megjithatë, analistja tha se vendimi i Gjykatës së Apelit nuk mund ta ndalojë institucionin për t’i shkuar çështjes deri në fund.

Lexo edhe :  Protesta e PD/ Ngjela: Berisha duhet të ikë, nuk ka mbështetje

“Këtë kallëzim që ka bërë për zonjën Genta Sula dhe dy ndihmësit e saj, e ka bërë për ti intimiduar si falsifikator, shpifës për t’i kompleksuar që të mos vazhdojnë më për të gjetur prova indirekte për të vërtetuar se ky personazh që në vitet ’90 nuk e ka merituar të jetë e politikës pasi ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit në mënyrë aktive.

T’i mund ta zhdukësh dosjen tënde por aktiviteti si ish sigurims reflektohet në shumë dosje të të tjerëve.

Edhe emaili anonim i dërguar pranë këtij institucioni ka dhënë indicie të sakta që janë verifikuar dhe kanë dalë si të mirëqena.”, tha Gjikondi.

Të fundit

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët kthehen në lumenj

Stuhia e fortë ‘Elena’ bëri kërdinë në rrjetin rrugor të Atikës në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor. Reshjet e rrëmbyeshme në zonën më të gjerë...

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë...

7 këshilla për të rritur motivimin në 2025-ën!

Në 2025-ën kujdesuni që planet tuaja të jenë të qëndrueshme. Më poshtë gjeni disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja! 1.Dëshira për...

Avokati paralajmëron padi të re ndaj Berishës: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’...

Lajme të tjera

Web TV