Ndotja e mjedisit nga lëndët plastike “bombë me sahat”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sasitë e mëdha të mbetjeve plastike rëndojnë sistemet ekologjike. OKB-ka kërkon t’i japë fund ndotjes nga lëndët plastike me anë të një marrëveshjeje të detyrueshme. Bisedimet për të cilën duke u zhvilluar në Paris.

Bisedimet e OKB-së për të arritur një marrëveshje ndërkombëtare për të ulur ndotjen nga plehrat plastike filluan në Paris me një thirrje urgjente për të vepruar. Drejtoresha e programit UNEP, program i OKB për mjedisin, Inger Andersen tha se plastikat që hidhen poshtë pas përdorimit “janë duke u marrë frymën sistemeve tona ekologjike”. E vërtetë është po ashtu, “që ne nuk mund ta luftojmë këtë problem me anë të riciklimit”.

Në një video-mesazh transmetuar në hapje të konferencës, Presidenti francez Emmanuel Macron, e quajti ndotjen e mjedisit nga mbetjet plastike “bombë me sahat”, e cila e ka marrë botën peng që sot.

Plehrat plastike shkaktojnë rreziqe për shëndetin e njeriut, për shumëllojshmërinë e llojeve dhe për klimën. Prioritet duhet të jetë reduktimi i prodhimit të lëndëve plastike dhe ndalimit “sa më shpejt të jetë e mundur” të prodhimit të lëndëve plastike njëpërdorimshe të cilat dëmtojnë mjedisin, tha presidenti francez.

Nëse nuk veprojmë që sot për të sjellë ndryshimet, atëherë deri në vitin 2060 plehrat plastike do të jenë trefishuar. Ai kërkoi po ashtu t’i jepet fund eksportit të plehrave plastike nga vendet e industrializuara në jugun global.

Kryetari i komitetit ndërkombëtar të bisedimeve të Parisit, Gustavo Meza-Cuadra Velásquez, foli për një sfidë të madhe të cilën e njohin të gjithë pjesëmarrësit e konferencës, “por ajo është e pashmangshme”. Vendet, toka, uji, ajri dhe trupi i njeriut janë prekur nga plastika. Ky problem mund të zgjidhet vetëm nëse bashkëpunojnë të gjithë. Nevojitet një marrëveshje e drejtë dhe efektive, e detyrueshme me ligj, që të garantojë se plehrat janë gjëja e fundit që duhet lejuar.

Lexo edhe :  Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimit të Matematikës. Ja si mund t’i gjeni

Deri më 2024 duhet të jepen zgjidhje për trajtimin e plastikës

Takimi i tanishëm i Parisit është raundi i dytë i bisedimeve ndërshtetërore për të arritur në një marrëveshje të tillë. Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara duan që deri në fund të 2024 t’i japinfund ndotjes me plehra plastike. Planet parashikojnë që deri në vitin 2024 të mbahen gjithsej pesë raunde bisedimesh.

Në takimin e Parisit, që zgjat deri ditën e premte, marrin pjesë vendet anëtare të OKB si dhe organizata joqeveritare, shkencëtarë dhe sindikata. Vitin e kaluar 175 shtete premtuan që deri në vitin 2024 të bien dakord për një marrëveshje të detyrueshme për të luftuar ndotjen plastike të mjedisit dhe të ujrave.

Lëndët plastike ndodhen kudo: jo vetëm në veshje, lëndë ndërtimi, paketime, pelena, akullin polar dhe barkun e peshqve që jetojnë në thellësi të deteve, por edhe në gjakun e njeriut, madje dhe qumështin e nënës janë vërejtur tashmë pjesëza plastike. Dy të tretat e sasisë prej 460 milionë tonësh lëndë plastike të prodhuara së fundi, hidhen poshtë pas një përdorimi ose pas një përdorimi të pakët. Vetëm dhjetë përqind e sasisë së prodhuar të lëndëve plastike futet në riciklim.

Përveç kësaj, produket plastike të prodhuara nga nafta e papërpunuar përshpejtojnë ndryshimin e klimës. Në vitin 2019 ato shkaktuan 1,8 miliardë tone gazra që shkaktojnë efektin serrë duke qenë kështu përgjegjës për 3,4 përqind të gazrave të dëmshme të botës./ DW

Të fundit

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes...

Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze të çiftit në ishullin...

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të katër personat në bord, përfshirë...

Europa digjet nga temperaturat e larta! Shqipëria në zonën e kuqe

Një valë e nxehti e pazakontë ka përfshirë Evropën, duke sjellë temperatura përvëluese që në shumë vende tejkalojnë 40°C. Në një hartë të publikuar...

Sezoni turistik, Ardit Bido: Hapja e plazheve publike, lajm i mirë për të gjithë!

Deputeti i zgjedhur i PS, Ardit Bido, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka vlerësuar hapjen e plazheve publike në të...

Lajme të tjera

Web TV