Ku të shkoni këtë verë? Në listë edhe Shqipëria, “një perlë mesdhetare”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në të gjithë botën, turistët ndërkombëtarë ishin në 80% të niveleve të para-pandemisë në tremujorin e parë të 2023, dhe sipas Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, në hemisferën veriore, turizmi veror pritet të jetë i qendrueshëm.

Kjo do të thotë se planifikimi i pushimeve verore këtë vit, mund të jetë sfidë për udhëtarët, pasi kërkesat janë të shumta, ndërsa linjat ajrore kanë çmime rekord. Edhe hotelet dhe pronat me qira po përballen me numër shumë të lartë rezervimesh.

Nga destinacionet europiane, në listën e përpiluar nga CNN përfshihet edhe Shqipëria, e cila konsiderohet si “një perlë mesdhetare”.

Madrid, Spanjë

Madridi është kryeqyteti “më i nënvlerësuar” në Europë, thotë Jack Ezon, themeluesi dhe partneri menaxhues i EMBARK Beyond, firmë konsulence për udhëtime luksoze.

Qyteti ka një skenë të pasur ushqimore dhe mundësi për blerje të shumta mrekullueshme, “të gjitha me një fraksion të kostos së fqinjëve të tij më të famshëm”.

Arti dhe kultura e qytetit janë të klasit botëror; muzetë Prado dhe Reina Sofia janë vetëm dy nga ofertat e shumta kulturore të qytetit.

Ezon gjithashtu e konsideron Madridin, “bazën e përsosur” nga e cila mund të vizitojë destinacione të tjera të famshme spanjolle si Toledo, Segovia dhe Sevilja.

 

Rajoni i Piemontes, Itali

Në vend të Bregut të Amalfit të mbushur me turistë, drejtohuni në veriperëndim të Italisë, për në Piemonte, thotë Jan Tenzer, tjetër këshilltar udhëtimi i EMBARK Beyond.

Rajoni “i ka të gjitha – hotele luksoze, kështjella të lashta, restorante të vlerësuara nga Michelin dhe pamje mahnitëse”. Restoranti Piazza Duomo, i vendosur në një pallat në Alba, mban tre yje të lakmuar Michelin si dhe një yll jeshil për qëndrueshmëri.

Lexo edhe :  Mos harroni çadrat! Reshje shiu në të gjithë vendin

Mundësi të tjera përfshijnë vizitat në vreshta dhe madje edhe gjuetinë verore të tartufit.

Vjenë, Austri

Vjena është gati të jetë “një nga destinacionet kryesore të Europës, një qytet shumëkulturor dhe që feston historinë, muzikën, artin dhe kuzhinën e larmishme”, thotë Virtuoso, rrjet global i agjencive turistike të specializuara në udhëtime luksoze.

Ky vit shënon 150 vjetorin e Panairit Botëror të Vjenës 1873; 200 vjetori i themelimit të prodhuesit vjenez të qelqit me famë botërore Lobmeyr; dhe 300 vjetorin e hapjes së muzeut të Pallatit Belvedere, si dhe do të ketë ekspozita të veçanta për secilën ngjarje.

Maltë

Ky ishull në brigjet e Italisë ofron një kombinim të veçantë të kulturave mesdhetare dhe arabe.

Është shtëpia e tre vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, duke përfshirë tempuj të lashtë, që datojnë në mijëvjeçarin e 4 para Krishtit.

Kryeqyteti i fortifikuar Vala, një vend tjetër i UNESCO-s, është “një nga zonat me përqendrim më të madh të objekteve historike në botë”.

Arkipelagu ofron gjithashtu mundësi për ngrënie, lundrim dhe jetë nate, si dhe vende të shumta fetare. Aty janë filmuar pjesë të serialit të famshëm televiziv “Game of Thrones”.

Shqipëri

Shqipëria është një perlë mesdhetare, që ka të ngjarë të jetë më pak e mbushur me turistë këtë verë, sesa Greqia dhe Kroacia, thotë Joao Donadel, tjetër këshilltar udhëtimi i EMBARK Beyond.

Ka një vijë bregdetare të mrekullueshme me plazhe të pacenuara. Gjithashtu vlen të vizitohet qyteti i lashtë ilir i Butrintit, vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, si dhe ka mundësi për shëtitje dhe ecje në natyrë. / CNN

Të fundit

Konferenca e Sigurisë në Munih: Shpresë e pasiguri për Ukrainën

Konferenca e shumëpritur e Sigurisë në Munih nisi të premten mes reshjeve të borës dhe thashethemeve të mëdha nëse...

Lulzim Basha feston Shën Valentinin, dedikim romantik për bashkëshorten

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, aktualisht kreu i demokratëve Euroatlantik, duket se është i vetmi nga politikanët që nuk nguron ta shfaqë dashurinë dhe të...

Arbenita Ismajli rigjen lumturinë pas ndarjes me sherr e dhunë nga Fero?

Modelja shqiptare Arbenita Ismajli, edhe pse para disa muajsh u nda nga ish-partneri i saj, Feronit Shabani, duket se Shën Valentini nuk e ka...

Shqipëria emeton Eurobondin 10-vjeçar, Rama: Ky ishte emetimi më i suksesshëm

Sapo morëm dritën jeshile se mund ta ndajmë me opinionin publik. Ky është emetimi më i suksesshëm ndonjëherë për sa i përket tre gjerave....

FOTO/ Luiz Ejlli i bën dhuratën e veçantë Kiarës për Shën Valentin

     Nuk kishte si çifti i njohur dhe shumëpreferuar i publikut shqiptar, Luiz Ejlli e Kiara Tito të mos na surprizonin me momente të ëmbla...

Lajme të tjera

Web TV