Arrestimet për korrupsion, opozita kërkon dorëheqjen e Manastirliut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas arrestimit të dy zyrtareve të Ministrisë së Shendetësisë dhe dy përfaqësuesve të një kompanie private për akuzën e korrupsionit, opozita ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Nga foltorja e kuvendit, ministrja u shpreh se: “Përgjegjësia është individuale dhe çdo person që abuzon të përballet personalisht me drejtësië”.

Skandali i tenderit të Ministrisë së Shëndetësisë ku janë arrestuar katër persona, dy zyrtarë të ministrisë, dhe dy përfaqësues të një kompanie private të dyshuara në afera tenderash ka zbritur dje në seancën plenare.

Demokratët në Kuvend i kanë këkruar ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që të japë dorëheqje, por ajo vetë nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi, duke ja dorëzuar Sekretaren e Përgjithshme të saj, SPAK. Parimi për socialistët është i qartë që përgjegjësia është individuale dhe gjithkush duhet të përballet me drejtësinë nëse ka shkelur ligjin.

Kjo është një devizë e mbajtur më herët edhe nga kreu i qeverisë Edi Rama, ku edhe për aferat e dyshuara të ministrave apo ish-ministrave ka shmangur çdo përgjegjësi personale, duke e cilësuar shkeljen e ligjit si “individuale dhe PS nuk do jetë avokat I akujt që ka abuzuar”.

Debate në Kuvend

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ngritur në Kuvend arrestimin e sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Bardhi i kërkoi dorëheqjen ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastrilut. Bardhi e pyeti Manasatirliun përse nuk u distancua nga korrupsioni i Duros.

“Zonja Ministre e Shëndetësisë, si ka mundësi që heshtët për skandalin në ministrinë tuaj? Duke mos u distancuar nga aktet korruptive të bashkëpunëtorëve tuaj më të afërt, ju dëshmoni se korrupsioni i Sekretares suaj të Përgjithshme nuk është një rast i izoluar.

Ju tregoni se jeni pjesë dhe i shërbeni një sistemi të kalbur nga korrupsioni. Do të ishte në nderin tuaj të jepnit dorëheqjen!”, është shprehur Bardhi.

Reagimi i Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur përsa i takon akuzës së kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i cili i kërkoi dorëheqjen. Manastirliu tha se Ministria e Shëndetësisë është e distancuar nga akti i Duros, pasi çdo punonjës i sektorit publik mban përgjegjësinë për aktet e tij.

Lexo edhe :  “Nuk është aspak e vërtetë”! Pretendimet e gazetarit izraelit, reagon Rama

Ndër të tjera tha se me të merret drejtësia. Ministrja shtoi se çdokush është i barabartë përpara ligjit.

“Qëndrimi im është i prerë dhe i qartë. Jo vetëm për këtë ngjarje, nga e cila si institucion, distancohemi plotësisht. Është qëndrimi që kemi patur, kemi dhe do të kemi gjithmonë për çdo rast të shkeljes  të ligjit, për çdo rast të abuzimit me detyrën, çdo rast të shpërdorimit të saj dhe besimit të dhënë!

Cilido që shkel mbi këto parime, duhet të përballet me pasojat që parashikon ligji! Ky është qëndrimi im! Ky ka qenë qëndrimi dhe bindja ime që nga dita e parë që kam marrë përsipër të shërbej në institucionet publike.

Është padyshim një ngjarje e trishtë dhe e rëndë. Organet e drejtësisë duhet të bëjnë punën e tyre, rasti duhet të hetohet deri në fund dhe më pas nëse del ashtu sikurse dyshimet janë të përballet me pasojat.

Çdo person, çdo individ ditën që merr besimin dhe bashkë më të, dhe detyrën e lartë në shërbim të publikut, merr automatikisht dhe përgjegjësinë para ligjit. Dhe përgjegjësia është indiviuale”, është shprehur Manastirliu. Ajo tha se askush nuk mund ta baltos punën e mirë të ministrisë së Shëndetësisë.

“Veprimet e askujt nuk mund të baltosin punën dhe tërësinë së punonjësve të një institucioni. Kjo është arsyeja përse e iniciuam  reformën në drejtësi. Kemi zgjedhur një rrugë e cila nuk ka as kthim prapa e as kompromis.

Që para ligjit, të gjithë të jenë të barabartë! Para ligjit të gjithë të përgjigjen njësoj! Unë e kuptoj që djathtas, jo të gjithë, e keni të vështirë ta kuptoni dhe ta përtypni këtë!”, tha ajo.

 

Të fundit

Edhe 40.7 mln € hekurudhës Tiranë Durrës, Opozita: Bie era korrupsion

Në komisionin e Punëve të Jashtme, u miratua një shtim huaje mes BERZH-it e qeverisë për rehabilitimin e hekurudhës...

“Kjo është e rrezikshme”, Trump urdhëron ngrirje për grantet dhe kreditë federale

Zyra e buxhetit të Shtëpisë së Bardhë ka urdhëruar një pauzë për të gjitha grantet dhe huatë federale, duke ndikuar potencialisht në triliona në...

Akuzohet se liroi një oficer nga Libia të kërkuar nga Gjykata e Hagës/ Reagon Meloni

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka deklaruar se është vënë nën hetim gjyqësor pas një vendimi të qeverisë për të liruar një oficer policie libian...

Rita Ora shijon pushimet në Gold Coast të Australisë dhe vazhdon të shkëlqejë në karrierë

     Rita Ora po kalon momente të mrekullueshme në Gold Coast të Australisë, duke ndarë pamje nga pushimet e saj në Instagram. Në fotografitë e publikuara...

“Je turp i shoqërisë…”/ Përplasje të forta mes Gertit dhe Livias: Nuk je e denjë…

Tensionet mes Gertit dhe Livias në “Big Brother VIP 4” janë intensifikuar sërish gjatë ditës së sotme, duke shkaktuar një atmosferë të nxehtë dhe...

Lajme të tjera

Web TV