Akuza për rrëmbim mandatesh/ Berisha nuk ndalet, paralajmëron lëvizjen e radhës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar paralajmëroi protesta. Sipas tij, qeveria me ndihmën e KAS po i rrëmben mandate opozitës.

Berisha po ashtu deklaroi se do të ndjekin çdo rrugë ligjore, madje theksoi se çështjen do ta çojnë deri në Strasburg.

“I njëjti skenar është përdorur nga krimineli elektoral Ilir Rusmali me urdhër të Edi Ramës, i cili ëndërron të bëhet Avokat Populli, është vepruar me Dumrenë.

40 vota, të gjitha në çdo kriter ligjor të pavlefshme, janë shpallur të pavlefshme nga krimineli elektoral Ilir Rusmali me urdhër të Edi Ramës, për t’i rrëmbyer mandatin Bedri Qypit.

Ndërkohë 16 vota janë shpallur të pavlefshme pasi iu ishte vendosur vetëm një votë, kurse vota ku shkruhej me laps të kuq dhe bëheshin shënime, ato ishin për kriminelin elektoral Ilir Rusmali dhe Edi Ramën, të vlefshme.

Natyrisht ne do ndjekim çdo procedurë ligjore, përfshi Strasburgun.

Kjo ka vetëm një rrugë, protesta dhe vetëm protesta.

Përballë kemi një armik të egër të lirisë së shqiptarëve, i cili pasi shpalli Kodin Zgjedhor një kinezëri, ndërmori çdo hap për të rrëmbyer votën e shqiptarve.

Ndaj dhe ne, duhet me këtë situatë të ndërmarrim një dialog të fuqishëm mediatik dhe direkt, në mënyrë që të ngremë në këmbë lëvizjen e fuqishme që presin shqiptarët nga ne.

Kjo që ndodh në Shqipëri nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës. Nuk ndodh kurrë që kryeministri të caktojë kryetarin e koalicionit opozitar. Nuk ndodh kurrë që fondet elektorale t’u jepen kandidatëve të mazhorancës dhe asnjë qindarkë kandidatëve të opozitës. Nuk ndodh kurrë që qeveria të dërgojë zarfe me 50 mijë lekë për 683 mijë pensionistë në mes të fushatës elektorale. Nuk ndodh kurrë dhe nuk mund të ndodhë që administrata të shndërrohet në një polici politike të votës së shqiptarëve. Nuk ndodh kurrë që të shndërrohen në zgjedhës shëtitës 540 mijë shqiptarë”, tha Berisha.

Të fundit

Dritan Rexhepi në gjykatë/Bosi i drogës para togave të zeza,i komunikohet masa dhe akuzat

Dritan Rexhepi, i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Turqia, do të njihet me masën e sigurisë...

Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…

Eduard Zaloshnja Kur caktoi drejtuesit politikë nëpër qarqe, Rama deklaroi se, me pjesëmarrjen për herë të parë në zgjedhje edhe të emigrantëve, PS-ja e vetme...

Sot dita e fundit e ‘vjeshtës’, temperaturat e ulëta do të ‘pushtojnë’ vendin

Meteorologia Tanja Porja është shprehur se dita e sotme do të jetë dita e fundit me temperatura kaq të larta, si ato tipike të...

Protesta kundër një qeverie të mundshme të FPÖ-së

Në Austri partia e ekstremit të djathtë FPÖ dhe partia konservatore ÖPV kanë vendosur fillimin e bisedimeve për krijimin e koalicionit qeverisës. Rezultati i...

Khloé Kardashian dhe Scott Disick sqarojnë raportin e tyre

Khloé Kardashian dhe ish-burri i motrës së saj, Scott Disick kanë një raport të veçantë. Ata u njohën në vitin 2006 kur Scott ishte...

Lajme të tjera

Web TV