“Situata në Kosovë alarmante”/ Rama: Kam dorëzuar draftin për Asosacionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një situatë alarmante e ka konsideruar kryeministri Edi Rama situatën në veri të Kosovës.

Në konferencën për mediat, Rama zbuloi se I ka dorëzuar presidentit Macron dhe kancelarti Scholtz dokumentin për formimin e asociacionit, duke e konsideruar atë si nyjen gordiane mes Kosovës e Serbinës.

“E humbura e madhe është Kosova, Serbia po bën atë që ka bërë edhe herë të tjera. Kosova po bën dicka që s’e ka bërë kurrë më parë dhe po fajësohet nga të gjithë aletatet dtrategjike të kombit shqiptar.

Në kushtet kur marrëdhëniet po marrin gjithnjë e më shumë tone alternative, dhe uroj lutem të mos ndodhë do të sanskionohet për qëndrimin e saj. Jam këtu për të ndarë një fakt të panjohur

E kam ditur me kohë që nyja gordiane e dialogut do ishte asociacioni dhe bindja ime eshtë se asnjë nga palët nuk e do dhe do bëjë cmos ta shtyjë në pafundësi duke mbajtur hapur krizën.

Besoj cdo ditë e më shumë se krijimi I tij është celësi për të hapur derën e afirmimit ndërkombëtar të republikës së kosovës, njohjes nga të gjithë dhe uljes së saj në forumet ndërkombëtare dhe njohjes me Serbinë.

Dje I kam përcjellë Macron dhe Scholz një draft të asociacionit është një draft I punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe europianë prej kohësh gjë që është bërë pikërisht në rast se do vinte kjo ditë, kur palët dhe në këtë rast për mua I pakupshtueshëm është pozicioni I Kosovës, palët nuk po merren vesh as se kush duhet ta shkruajë këtë tekst.

Ky është një dokument konfidencial që nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale, por është një dokument I nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e asociacionit.” u shpreh Rama.

Të fundit

Nëna dhe tre fëmijët të zhdukur prej ditësh/ Gjendet i pajetë njëri prej të miturve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Nëna bashkë me 3 fëmijët prej tre ditësh rezultojnë...

5 Maji/ Rama homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve”, ja kush e shoqëron

Sot më 5 Maj përkujtohen të rënët e Shqipërisë. Kryeministri i vendit, Edi Rama bashkë me figura të tjera të politikës në vend kanë...

Flet partneri i Diola Dostit: 20 vite diferencë nuk janë shumë

Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti dhe lidhja me biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu duket se po shkon mjaft mirë. Diola ka...

Sinjale alarmi nga Ballkani, duhen përgatitje për skenarin më të keq

Simbolika ishte kërcënuese: Milorad Dodik, lideri i serbëve boshnjakë dhe president i Republikës Srpska, pjesës së dominuar nga serbët në Bosnje-Hercegovinë bëri të ditur...

Piu kafe me ta dhe më pas i dhunoi, ja kush është autori i vrasjes së dy të moshuarve

Kush është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull, i dënuar më parë për vjedhje! Çifti kishte 5 mln lekë në banesë Policia ka...

Lajme të tjera

Web TV