Zgjedhjet e parakohshme parlamentare/ Abazoviç thirrje qytetarëve: Votoni të lirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri me mandat teknik në Malin e Zi, Dritan Abaozviç i ka bërë thirrje qytetarëve, që të votojnë të lirë më 11 qershor, ditën ku do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend.

Përmes një video-mesazhi, Abazoviç u shpreh se zgjedhjet do të jenë një test demokratik për Malin e Zi, shkruan Vijesti.

“Në vitin e kaluar morëm shumë vendime të vështira, por të rëndësishme për të ardhmen e vendit tonë. U udhëhoqëm nga interesat kombëtare të Malit të Zi. Jam i lumtur që temat për të cilat po diskutojmë janë në të kaluarën dhe që fokusi i të gjitha subjekteve politike është në prosperitetin ekonomik të Malit të Zi”, theksoi ai.

Abazoviç tha se të gjithë duhet të përpiqen për qëllimin që Mali i Zi të bëhet anëtar i ri i Bashkimit Evropian.

“Prandaj të dielën është një tjetër test demokratik, le ta kalojmë atë në mënyrën më të mirë të mundshme, shkoni në zgjedhje jashtëzakonisht tolerante, të qetë, përdorni detyrën tuaj qytetare dhe zgjidhni ata që mendoni se mund të na udhëheqin më së miri në periudhën e ardhshme. Qëllimi është të garojmë për të mirë. Në këtë emër, ju uroj të gjithëve shumë suksese, dhe Mali i Zi sa më shpejt të bëhet anëtar i ri i Bashkimit Evropian. Qoftë i përjetshëm Mali i Zi”, ishin fjalët e Abazoviçit.

Të fundit

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Nga Shqipëria në Gaza, çfarë po gatuan Jared Kushner?

Interesi më i fundit i Kushnerit për pasuritë e paluajtshme ndërthur një shije për pronat ekzotike, aventurat dhe gjeopolitikën... Plani i Presidentit Donald Trump që...

Pas kurimit, rrëfehet Parashqevi Simaku: Ushtrohesha çdo ditë, pija ujë e jo raki…

Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku, rrëfen ditët e kurimit në spitalin e Nju Jorkut. Në gjendje tejet të...

Lajme të tjera

Web TV