Rekord turistësh në Golem/ Në hotele, nuk ka më vende për muajt korrik dhe gusht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e çmimeve nuk i ka ndaluar strukturat hoteliere në Golem të vazhdojnë punën intensive, ndërsa vendas dhe të huaj, të ardhur kryesisht nga vendet e Europës, pushojnë.

“Paketat nuk kanë pasur ndonjë ndryshim të madh, por për shkak të rritjes së çmimeve është rritur diku te 10% oferta nga viti i shkuar.

Ka pasur kërkesë më të madhe sesa vitin e shkuar, si nga agjencitë e huaja, po ashtu edhe nga diaspora e rajoni,” – u shpreh operatori turistik, Albulen Ndrepepaj

“Çmimet janë super. 70 euro nata kemi paguar,” – tha një qytetare.

“Shumë mirë, çmimet normale. Për momentin jemi shumë të kënaqur. Në rregull janë të gjitha,” – u shpreh një qytetar.

“Mirë janë edhe çmimet. Në det kemi ardhur, me pushime. Mirë janë, s’kam vërejtje,” – tregoi një zonjë.

“Çmimet nuk janë të lira, por kjo është me dëshirë. Kush ka mundësi vjen, kush s’ka gjen më lirë,” – tha një tjetër.

Rritjen e çmimeve më shumë e ndjejnë vendasit.

“Unë i krahasoj me jashtë shtetit. Unë lëviz çdo vit dhe kur kthehem shoh që s’ja vlen të bësh pushime këtu,” – tha një qytetar.

“Ne jemi nga Polonia. Atje Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë e pëlqyeshme për turizëm.

Këtu moti është fantastik, detin e keni shumë të bukur dhe zona përreth tij duket që është në përmirësim të vazhdueshëm. Përgjithësisht është shumë mirë dhe ne jemi vërtetë të kënaqur,” – tregoi një turist.

Edhe problematikat a kërkesat nuk mungojnë.

“Rruga duhet të jetë më e mirë,” – tha një grua.

“Të ketë pak më shumë muzikë shqip, se më tepër po dëgjojmë italisht,” – u shpreh një tjetër.

Lexo edhe :  Vajza me beretë blu/ Rrëfimi i efektives 27 vjeçare, e para komando e ushtrisë shqiptare

Tur-operatorët thonë se edhe për këtë sezon veror kulmi i prurjeve të turistëve do të shënohet në muajt korrik-gusht, nisur edhe nga rezervimet.

 

Të fundit

Kolla mund të jetë një simptomë e problemeve të zemrës, kur duhet të shkoni te mjeku

Edhe pse kolla e herëpashershme është një fenomen krejtësisht normal, një kollë që nuk largohet për një kohë të...

Pse na duket sikur muaji Janar është kaq i gjatë? Ja si e shpjegojnë psikologët

Muaji janar, i konsideruar shpesh si fillimi i një viti të ri, sjell me vete një përzierje emocionesh dhe pritshmërish. Megjithatë, për shumë njerëz,...

Plagosja me armë e 15 vjeçarit, shpallet në kërkim xhaxhai!

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri një 15-vjeçar. Shpallet në kërkim një...

Gjermania në krizë prej dy vitesh! Çfarë pritet nga qeveria e re?

Gjermania është në recesion prej dy vitesh. Bizneset besojnë se nevojitet një ndryshim rrënjësor ekonomik dhe politik pas zgjedhjeve të ardhshme federale. Çfarë kërkon...

Lezha pa energji/ Shkak, remonti që po kryhet në nënstacionin elektrik

Lezha pa energji prej orës 23:00 të ditës së djeshme. Ndërprerja ka ardhur për shkak të një remonti që po kryhet në nënstacionin elektrik...

Lajme të tjera

Web TV