“Modernizimi i Policisë së Shtetit”/ Rama: Shqipëria me kufij të hapur e të sigurt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policisë Kufitare dhe Migracionit i janë shtuar pajisje të reja me vlerë 2,4 milionë euro për menaxhimin e kufijve të gjelbër e detar.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga ceremonia e organizuar me këtë rast në Dhërmi, ku ishte i pranishëm ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe ambasadorja e delegacionit të BE, Christiane Hohmann.

“Modernizimi i Policisë së Shtetit përmes investimeve në teknologji ka hyrë tashmë në një fazë të pakthyeshme për të bërë një kapërcim epokal në kontrollin e territorit dhe rritjen e parametrave të sigurisë për vendasit dhe miliona turistë që mbërrijnë në Shqipëri”, shkroi Rama në një psotim në rrjetet sociale.

Rama u shpreh se, tashmë Shqipëria turistike ka kufij të hapur e të sigurt.

Ministri Çuçi në fjalën e tij në ceremoni theksoi se, “besoj se tashmë të gjithë jemi dëshmitarë të një realiteti krejt tjetër të Shqipërisë, një Shqipëri tërësisht e hapur për lëvizjen e lirë të mallrave, të njerëzve, dhe sidomos në periudhën e turizmit për të pranuar çdo njeri, që kërkon të kalojë pushimet në Shqipëri”,

Ai solli në vëmendje bashkëpunimin me FRONTEX si një histori suksesi për të menaxhuar dhe kontrolluar kufijtë e Shqipërisë në mënyrë të sigurtë.

“Vetëm këtë vit kemi rritur me 7.6 herë investimet në teknologji për Policinë e Shtetit krahasuar me vitin e shkuar”, tha Çuçi.

Ndërsa ambasadorja e delegacionit të BE, Christiane Hohmann, tha se ky projekt dhe gjithë bashkëpunimi me BE-në në tërësi ndihmon në përgatitjet e Shqipërisë për anëtarësim në union.

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, vlerësoi ndihmën e partnerëve për Policinë e Shtetit.

Nga ky projekt Policia Kufitare dhe Migracionit ka përfituar anije patrullimi, automjete vëzhgimi me sistem kamera vëzhgimi ditën e natën, mikrobusë me radarë, servis të lëvizshëm mirëmbajtjeje, si dhe dy radarë për bregdetin, një në Tale të Lezhës dhe tjetri në Dhërmi.

Të fundit

Presidenti Begaj në SHBA, takohet me zyrtarin e lartë amerikan

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua në Dayton, Ohio, me Zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të...

Trump pret në Zyrën Ovale familjen shqiptare, zbulohet arsyeja e veçantë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donal Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë, konkretisht në Zyrën Ovale, familjen shqiptare Xhaferi. Mësohet se kjo...

Më shpejt nga sa mendoni! Egli rikthehet me një këngë të re

Egli Tako do të vijë me një këngë të re! Ish-banorja e “BBVA 4”, përmes një postimi në Instagram, ka treguar se do të...

80-vjetori i Teatrit kombëtar, mes sfidave e premtimeve për statusin e artistit

80-vjetori i themelimit të Teatrit Kombëtar në Shqipëri, është kujtuar në Arturbina, duke rivënë në skenë shfaqjen e parë që shënoi themelimin, “Topazin” e...

Policia ‘çliron’ korsitë e biçikletave/ Largon makinat e parkuara gabim, gjoba shkelësve

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve. Policia ka spostuar me mjet ngritës, 10...

Lajme të tjera

Web TV