Rama i vendosur: Shqipëria nuk zhvendoset nga boshti i bashkësisë euroatlantike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk zhvendoset nga boshti i bashkësisë euroatlantike, as për Kosovën.

“Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, nuk ka asnjë shans që të zhvendoset nga boshti i bashkësisë euroatlantike, ne mendojmë 100 për qind njësoj sikurse mendojnë aleatët tanë.

Ne si vend jemi 100% kundër mënyrës si po veprohet në Kosovë.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me bashkësinë euratlantike dhe pozicionin që Shqipëria ka fituar në këtë bashkësi nuk e vë do në diskutim askush dhe për asnjë arsye, aq më pakë një situatë ku Kosova po kërcënohet nga arsyeja e mosarsyes dhe një vendim i gabuar strategjik. Kosova po hynë në një kurs përplasje dramatike me bashkësinë euroatlantike”- tha Rama.

Kreu i qeverisë paralajmëroi se sanksionet që e presin Kosovën nëse vijon të kundërshtojë bashkësinë euroatlantike janë të ashpra.

“Nuk më takon mua të bëj koment mbi këto dhe as dua ti mendoj këto sepse këto nuk është se janë vetëm masa që kjo bashkësi merr ndaj vendeve jo dashamirëse ndaj saj. Këto kjo bashkësi po detyrohet ti marrë ndaj një shteti që e ka krijuar vetë.

Edhe sikur të jenë të përkohshme si masa, efekti destabilizues ne marrëdhëniet euroatlantike me Kosovën nuk do të jenë të përkohëshme.

Besimi dhe mbështetja nuk do të jenë më siç kanë qenë deri tani. Dhe ky qëndrim do të vazhdojë jo vetëm ndaj qeverisë së Albin Kurtit, por edhe ndaj qeverive të tjera në vijim”- tha Rama.

Të fundit

Tabela Periodike dhe Tokat e Rralla/ Nga Zbulimet e Mendelejevit te Rëndësia e Ukrainës

Tokat e rralla, elementë strategjikë të tabelës periodike, janë thelbësore për teknologjinë dhe industrinë. Zbuloni rëndësinë e tyre dhe...

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Çmimet “Brat”! Charli XCX fiton 5 Brit Awards për albumin që pushtoi shpirtin e kohës

Artisti i kërcimit pop merr çmimet e albumit dhe artistit të vitit, ndërsa Ezra Collective largon emra të mëdhenj për t'u bërë artistët e...

Vota e diasporës/ Ja kur nis dërgimi i fletëve të votimit tek zgjedhësit nga jashtë

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje a i përket vijimit të procesit për votën e diasporës, në një kohë kur ka përfunduar...

Starmer në maksimumin e tij, por duhet të pranojë se s’ka kthim prapa me SHBA-në e Trump

Presidenti ka vetëm katër vjet derisa një pasardhës të marrë frenat, por qasja e re që ai ka krijuar – përjashtimore, izolacioniste – ka...

Lajme të tjera

Web TV