Nisin gomonet drejt Anglisë! Shqiptarët po bëjnë namin, në tre ditë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjithmonë është menduar se muajt e ngrohtë dhe me kohë të mirë të verës, do ishin prova e funksionimit ose jo të masave anti-emigracion të qeverisë britanike dhe bashkëpunimit të tyre me homologët francez të kufirit, të cilët kanë marrë nga Britania fundvitin e kaluar gjysmë miliardë sterlina për të frenuar gomonet.

Ditët e fundit po konfirmojnë dhe hedhin poshtë deklarimin e kryeministrit britanik se masat po japin efekt, kur më shumë se 1200 emigrantë ilegalë kanë mbërritur në brigjet angleze, ç’ka përben nivelin më të lartë të kalimeve ilegale me gomone që nga nëntori i kaluar.

Vetëm në tre ditët e fundit me 12 gomone kanë mbërritur 616 emigrantë ditën e djelë, të hënën ishin 545 dhe të paktën katër gomone me 200 veta kanë mbërritur ditën e djeshme, ku mendohet se mes të ardhurve nga kombësi të ndryshme ka edhe shqiptarë.

Moti në La Mansh është përmirësuar dukshëm dhe erërat nga verilindja e ngushticës, kanë rënë duke qetësuar dallgëzimin në La Mansh. Shifra totale deri më sot po i afrohet 9 mijë të ardhurve brenda këtij viti.

Ndërkohë BBC njofton se shërbimet e shpëtimit detar britanik, RNLI, vetëm vitin e kaluar ndërhynë për të shpëtuar emigrantët dhe gomonet në rrezik 290 herë, duke shpëtuar jetë njerëzish edhe pse “Babai i Brex-it”, Nigel Farage, i ka cilësuar këto shërbime si “shërbime taksi” mes Francës dhe Anglisë, ndërhyrje që kanë shpëtuar jetët e 108 vetëve.

Vitin e kaluar mbërritën në Britani rreth 46 mijë emigrantë dhe parashikimet për këtë vit janë për 80 mijë, por kjo mbetet për t’u parë në muajt e ardhshëm.

Dukshëm masat dhe mesazhet e autoriteteve britanike për ata që synojnë të vijnë ilegalisht në Britani, të paktën tek ata që po mbërrijnë duket se janë injoruar, edhe përkundër ashpërsimit të masave anti-emigracion.

Të fundit

Berisha sot i premtoi mandatin e pestë Ramës

Sali Berisha, në një deklaratë të bërë sot, njoftoi vazhdimin e asaj që ai e quajti “betejë kundër farsës...

Arben Anamali, heroi që “harroi” veten për të shpëtuar dy jetë

Arben Anamali është heroi i cili dje bëri një akt humanizmi të rrallë, duke u hedhur në ujërat e liqenit të Shkodrës për të...

Thatësira e madhe, fermerët e Maliqit hapin puse për të shpëtuar prodhimet

I nxehti përvëlues i verës dhe mungesa e ujit për vaditje në Fushën e Maliqit po rrezikojnë prodhimet bujqësore në këtë zonë. Fermerët tregojnë...

Bashkia Lezhë apel pushuesve në plazh/ Priten dallgë të mëdha, shmangni zonat e pasigurta

Strukturat e Bashkisë Lezhë dhe shërbimet e sigurisë në plazh kanë dhënë sot një paralajmërim për kushte detare të pafavorshme, që pritet të zgjasin...

Po riparonte një mjet në guroren ku punonte, humb jetën 38-vjeçari në Mamurras

Një 38-vjeçar ndërroi jetë ditën e sotme në Mamurras pas një aksidenti në guroren ku punonte. Blutë bëjnë me dije ngjarja është regjistruar rreth orës 12:00 teksa...

Lajme të tjera

Web TV