Misteri me avionin që bëri ulje emergjente/ Çfarë është kodi 7700 që u lëshua nga pilotët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të tjera janë zbardhur në lidhje me uljen emrgjente të avionit të Wizz Air që po fluturonte nga Tirana për në Lyon, i cili bëri ulje emergjente në Romë pasi pilotët dhëna alarmin në qiell.

Sipas informacioneve, mësohet se avioni ishte duke fluturuar me një shpejtësi 389 knots (720 km/h ) dhe lartësi 10 900 metra teksa bën një kthesë të fortë majtas dhe rrit shpejtësinë edhe me disa dhjetëra kilometra ndërkohë që humbiste lartësi.

Mësohet se avioni zbritinga 10 900 metra në 8 500 metra për dy minuta, ndërsa pak minuta më pas u ul në aeroportin Fiumicono të Romës.

Para se të bënin kthesën e fortë majtas mësohet se pilotët kanë lëshuar kodin e emrgjencës 7700, i cili raporton për një “emergjencë të përgjithshme” që parashikon çdo lloj problemi që lidhen me systemin e drejtimit të avionit, motorët apo ndonjë problem shëndetësor të pasagjerëve ose stafit.

Avioni Airbu A321-271NX, i regjistruar me kodin 9H-WBL ishte duke fluturuar në Adriatik përballë Italisë kur ndodhi gjithçka.

Kjo konfirmohet edhe nga të dhënat e Flight Radar, ndërsa nga harta duket se avionic ka bërë një kthesë të fortë majtas duke humbur lartësi me qëllim uljen sa më parë në Romë.

Priten detaje të tjera në lidhje me shkakun që çoi në këtë ulje emergjente, por fakt është se avionët e kompanisë Wizz Air hasin shpesh situata të tilla në ajër krahas vonesave në nisje.

Të fundit

U kap me kokainë në makinë, lihet në “arrest shtëpie” vajza e Eli Farës

Gjykata ka lënë nën masënm e sigurisë “arrest me burg” vajzën e këngëtares Eli Fara, Roxhensa kapurani alias Marina...

Rama thirrje për t’iu bashkuar aksionit të pastrimit: Do zhvillohet në 10 parqe

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mëngjesin e së shtunës një mesazh për qytetarët, duke i ftuar t’i bashkohen aksionit “Male të Pastra”, i cili do të...

ANALIZA/ Pse Donald Trump beson se e meriton çmimin Nobel të paqes

Përpjekjet e Donald Trump për të përfunduar luftën në Ukrainë kanë rikthyer fushatën e tij për të fituar Çmimin Nobel të Paqes. Gjatë një...

BSH: 3,5 miliardë lekë pagesa elektronike në 6-mujorin e parë 2025

Banka e Shqipërisë bën të ditur se përdorimi i pagesave elektronike nga qytetarët dhe bizneset ka shënuar një rritje të vazhdueshme gjatë gjashtëmujorit të...

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere!

Gjermania po plaket dhe ka nevojë për ushtarë dhe spiunë të rinj për të garantuar dhe mbrojtur sigurinë e vendit, si dhe për infermierë...

Lajme të tjera

Web TV