A mund të shtosh peshë nëse pini ujë të gazuar, çfarë duhet të dini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Uji i gazuar ofron të njëjtat përfitime hidratuese si uji mineral por pasurohet me bulëzat argëtuese që i japin ujit një nuancë shumë herë më interesante.

Ekspertët thonë se uji i gazuar pa asnjë lloj sheqeri apo ëmbëlsuesi artificial nuk ka asnjë ndikim në peshën trupore.

Për më tepër, uji i gazuar ju mban të hidratuar dhe konsiderohet i shëndetshëm.

Ndërkohë, një studim i publikuar në vitin 2017, zbuloi një lidhje mes konsumit të rregullt të ujit të gazuar me shtimin në peshë.

Gjetjet e studimit treguan se pirja e tepërt e ujit të gazuar e shtyn njeriun të hajë më shumë.

Rrjedhimisht ai do të shtojë në peshë.

Autorët e studimit, thanë se përmbajtja e ujit me gaz, shkakton probleme me tretjen.

Ajo rrit rrezikun e shtimit në peshë, mbipeshës dhe dhjamosjes së mëlçisë.

Sipas tyre, uji me gaz nxit çlirimin e një hormoni në sistemin tretës që i tregon trupit kur është i uritur.

Sekretimi i tepërt i këtij hormoni nënkupton një uri më të madhe dhe ushqyerje të përsëritur.

Si në rastin e çdo pijeje tjetër, edhe tek uji me gaz, sekreti qëndron tek të mos tepruarit.

Ekspertët nuk këshillojnë që njerëzit të zëvendësojnë ujin e zakonshëm me ujë me gaz.

Uji me gaz me aroma dhe shije shtesë nuk është i shëndetshëm

Uji i gazuar dhe i ëmbëlsuar me produkte shtesë ose ‘aroma natyrale’ siç mund të jetë aroma limoni, duhen shmangur.

Përbërësit e ujit janë të paqartë dhe ato mbartin rreziqe të fshehura.

Nëse dëshironi, AgroWeb.org këshillon t’i shtoni limon, erëza apo frutat tuaj të preferuara në ujin e gazuar.

Ndikimi në shëndetin e dhëmbëve

Uji i gazuar është një alternativë shumë më e shëndetshme se pijet e gazuara apo lëngjet e frutave.

Lexo edhe :  Katër planete ndriçojnë krah Hënës/ Hafizi: Ngjarje e rrallë, mund të zgjasë disa javë

Megjithatë mënyra se si e pini atë ka ndikim në shëndetin dentar.

Për të mbrojtur dhëmbët, këshillohet që uji me gaz nuk duhet pirë gjithë ditën.

Praktikisht do të jeni duke larë dhëmbët me acid.

Uji me gaz duhet pirë brenda 5-10 minutave që të lejojë pështymën të mbrojë dhëmbët sërish.

Të fundit

Shembet një ndërtesë tre katëshe në Itali, shkak shpërthimi i gazit

Shembet një ndërtesë trekatëshe për shkak të një shpërthimi gazi në Katania. Shpërthimi ndodhi teksa dy ekipe të kompanisë po...

“Shqipëria për të huajt”,Rama i përgjigjet komentit:2024 ka pasur 980 mijë pushues vendas

“Shqipëria për të huaj dhe pak për shqiptarët. Me të vërtetë e ke? Këta të huajt kur vijnë, e marrin ushqimin me vete apo...

Shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e Akademisë së Shkencave, Ja shkaku!

Seanca në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e Akademisë së Shkencave është shtyrë këtë të mërkurë.  Shkak ishte mungesa e njërit prej anëtarëve të trupës gjykuese.  

Sherri Lapaj-Qori në protestë/ Zbardhen prapaskenat: Çfarë ndodhi për një mikrofon?

Kreu i ‘Nismës Thurje’, Endri Shabani, ka zbuluar  detaje nga sherri mes mbështetësve të ‘Lëvizjes Bashkë’ të Arlind Qorit dhe Adriatik Lapajt, drejtuesit të...

SHBA, fillon puna për të bllokuar emigrantët që hyjnë nga Meksika

Donald Trump është zotuar se do të godasë emigracionin e paligjshëm dhe puna tashmë ka filluar. Punëtorët kanë vendosur pengesa në Rio Grande, që...

Lajme të tjera

Web TV