Anulimi i mbledhjes Shqipëri-Kosovë/Gazetari:Rama ka dashur t’i japë një të shtyrë Kurtit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Armand Shkullaku thotë se anulimi i mbledhjes së përbashkët mes qeverive Shqipëri-Kosovë ishte i papritur pasi ishin parashikuar për t’u nënshkruar 13 marrëveshje.

I ftuar në Klan News, Shkullaku beson se anulimi i kësaj mbledhje është bërë në minutat e fundit për t’i dhënë një goditje tjetër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Gazetari Shkullaku shprehet se me këtë vendim, kryeministri Rama ka dashur që “t’i japë një Kurtit një të shtyrë” e për të krijuar atë që po komentohet së fundmi se “Kosova nuk po izolohet vetëm nga partnerët ndërkombëtarë, por po izolohet dhe nga Shqipëria”.

Si e patë këtë vendim të Ramës, të cilin Kurti e quan të “njëanshëm”?

Armand Shkullaku: Anulimi i mbledhjes ishte i papritur sepse u bë në momentet e fundit. Ajo ka qenë një mbledhje e parashikuar më parë, aty kanë qenë për t’u nënshkruar 13 marrëveshje për të cilat ishte punuar nga grupet e punës që ishin bërë më parë.

Mendoj se më tepër se sa argumentimi që dha Kryeministri shqiptar për këtë anulim, unë mendoj se është bërë në minutat e fundit për t’i dhënë një goditje tjetër Albin Kurtit, pra për të treguar që në këtë situatë, e tha edhe Rama, është false dhe do të ishte pa kuptim që të bëjmë një mbledhje sikur asgjë nuk ka ndodhur dhe ai ka kërkuar një takim në një format më të ngushtë, pra 2 kryeministrat dhe ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes, gjë që sigurisht nuk është pranuar nga Kurti me argumentin që mbledhja e 2 qeverive është një proces më vete dhe takimin bilaterial mes 2 kryeministrave, ata mund ta realizonin në çdo kohë.

Nëse Rama do të ishte i interesuar për një takim të tillë, mund të ja kishte kërkuar Kurtit dhe më parë.

Por në fakt zëdhënësi i qeverisë tha se mund të ketë një takim kokë më kokë mes tyre dhe nuk përjashtohet dhe diskutimi i veriut…

Armand Shkullaku: Jo, ata nuk e kanë përjashtuar, ky është problemi që pse Rama nuk ka pranuar që të bëhet edhe takimi me Kurtin, por edhe të bëhet edhe takimi mes 2 qeverive.

Cili është qëllimi i Ramës në këtë rast?

Armand Shkullaku: Prandaj them që këtu ka pasur një prapamendim në kuptimin që Rama deklaroi se nuk është konsultuar dhe me Kurtin për një çështje shumë të rëndësishme siç është konflikti me Serbinë duke pasur vetë Rama një draft për asociacionin e komunave me shumicë serbe për të cilin nuk është konsultuar me Kurtin, do të ishte gjëja më normale dhe më pas Rama do të ishte në drejtën e tij që të ja paraqiste kujt të dëshironte.

Kështu që Rama nuk ka dashur që të ketë një takim me Albin Kurtin, por ka dashur që në kontekstin në të cilin ndodhet Albin Kurti, pra në shënjestrën e shumë faktorëve e kryesisht të aleatëve perëndimorë, Rama t’i japë një të shtyrë dhe mundësisht të ishte dhe ajo e fundit për të krijuar atë që po komentohet si fakti që Kosova nuk po izolohet vetëm nga partnerët ndërkombëtarë, por po izolohet dhe nga Shqipëria.

Rama tek Kurti ka parë gjithmonë një personalitet politik, i cili nuk ka qenë nën tutelën e Ramës apo të Vuçiçit për Ballkanin Perëndimor. Ndryshe nga më parë, sot në Prishtinë është dikush që do të jetë vetë qendër rëndese për vendimmarrjen që i takon Kosovës.

Të fundit

Kampioni i muskujve dhe karakterit, Endri Pandazi drejt Arabisë Saudite

Pas çdo titulli kampioni fshihet një histori që rrallëherë shihet. Për Endri Pandazin, suksesi në bodybuilding nuk ka ardhurthjesht...

“The National”: Tirana në 48 orë: Vizitoni atraksionet kryesore të kryeqytetit plot jetë

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për të zbuluar qytetet interesante...

Një akademi për “barinjtë” e hoteleve që duan turizëm elitar por shërbejnë si lopçar

Nga Kreshnik Spahiu Matteo është një mik imi italian që e kam njohur 10 vjet më parë. Ai studionte në Berlin dhe ndër të tjera...

OSBE për Kodin e ri Penal: S’kemi marrë pjesë në hartim

Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal. Në një reagim për Report Tv,...

Aleksandër Solzhenicini, zëri që tronditi heshtjen

3 gusht 2008 – Vdekja e shkrimtarit nobelist Nga Leonard Veizi Në panteonin e letërsisë botërore, rrallëherë ndodh që një zë i vetëm të jetë aq...

Lajme të tjera

Web TV