Riviera shqiptare, destinacioni që iu duhet pushuesve këtë verë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tabloidi britanik “The Sun” në një artikull të saj i bën jehonë bukurisë së Rivierës Shqiptare.
“The Sun” shkruan se Riviera shqiptare është destinacioni që iu duhet pushuesve këtë verë.
“Vija bregdetare, e quajtur Riviera Shqiptare , është vetëm disa orë larg nga Britania e Madhe. Shtrihet nga Vlora në Ksamil. Muajt e verës janë koha më e mirë për t’u vizituar, ku nga maji deri në shtator është moti më i ngrohtë, me temperatura maksimale 28 gradë celsius.
Rezervimet për në Shqipëri janë rritur 96% krahasuar me 2019, sipas Skyscanner, dhe kjo pritet të vazhdojë të rritet. Është gjithashtu super lirë kur jeni atje, një gotë verë do t’ju kushtojë 1,70 paund.
Jo shumë prej operatorëve turistikë në Mbretërinë e Bashkuar ofrojnë paketa pushimesh për shkak se është ende një destinacion i panjohur për britanikët. Megjithatë, fluturimet direkte me Ëizz Air janë të lira, duke filluar nga vetëm 55 paund. Dhomat mund të gjenden për më pak se 20 paund/nata.
Për shembull, një qëndrim në disa apartamente në Dhërmi fillon nga vetëm 18 paund, ndërsa çmimet e ngjashme të apartamenteve janë rreth 20 paund në Ksamil. Nëse dëshironi hotele, edhe ato janë mjaft të lira në krahasim me destinacionet e tjera të plazhit. Ju mund të gjeni hotele me 5 yje për vetëm 59 paund në natë.
Si është riviera shqiptare?
Shumica e plazheve shqiptare janë të gjera dhe me rërë, kështu që ju duhet të zgjidhni se ku të shkoni. Dhërmiu është një nga plazhet më të mëdhenj dhe më të famshëm.

Ndërsa në pjesën jugore është Ksamili, që ka 3 ishuj të vegjël ku njerëzit notojnë ose marrin varkën për të qenë më të qetë.
Rajoni po fiton popullaritet pasi u quajt ‘Maldivet e Evropës’ falë disa prej dhomave të hoteleve mbi ujë. Ndërsa shumë plazhe janë në pronësi private, shumica e shezlloneve dhe çadrave kushtojnë vetëm disa euro për tërë ditën.Çfarë tjetër duhet të di për Rivierën Shqiptare?
Gjuha kryesore është shqipja dhe ndërsa vendasit më të rinj mund të dinë anglisht, popullsia e moshuar ka më pak gjasa të dijë rreth gjuhës së huaj angleze. Disa vendas do të njohin gjithashtu greqisht dhe italisht për shkak të afërsisë me të dy vendet.
Monedha vendase është lekë shqiptare, por euro pranohet në shumicën e vendeve si hotele dhe restorante. Aktualisht nuk ka kufizime për Covid-in dhe britanikët mund të qëndrojnë në Rivierën Shqiptare deri në 90 ditë brenda një periudhe gjashtëmujore pa vizë”, shkruan “The Sun”.

Të fundit

Të gjithë ankohen, fundviti i sapo lënë pas “zhyti” në pesimizëm shqiptarët

Fundviti i sapo lënë pas “zhyti” në pesimizëm shqiptarët. Në dhjetor, treguesi i ndjesisë ekonomike që mat aftësinë e...

Nesër do paraqitet në SPAK/ Meta: Nesër do t’i marr unë në pyetje prokurorët, jo ata mua

Presidenti i Partisë së Lirisë dhe ish-presidenti i vendit Ilir Meta, ka reaguar përmes një deklarate pas lajmeve të publikuara nga media se është...

Foshnja vdes nga moti i ftohtë në Gaza, mijëra palestinezë të prekur nëpër strehimore

Një foshnjë 35-ditore ka vdekur për shkak të ekspozimit ndaj motit të ashpër të dimrit në Gaza, duke u bërë të paktën viktima e...

Fushatë me “prokurorë”

Nga Artur Ajazi Ka nisur edhe viti 2025 me dokrra akuzash dhe prokurorësh. Ishte thirrur në SPAK, por ka marrë me vehte edhe disa mitingashë,...

Çfarë është virusi HMPV që po përhapet në Kinë?

Rritja e rasteve me virusin metapneumovirus (HMPV) në Kinë ka ngjallur frikë për përhapjen e këtij virusi edhe në vende të tjera. Metapneumovirusi njerëzor (HMPV)...

Lajme të tjera

Web TV