Koronavirusi ka paralizuar një pjesë të madhe të planetit dhe të gjitha ngjarjet sportive janë pezulluar duke nisur që nga futbolli, tenisi, deri te golfi e basketbolli.
Në këto ditë, askush nuk është i sigurt nga pandemia, ndërsa UEFA pritet të mbajë sot një takim me të gjitha kombëtaret nëse Kampionati Evropian do të zhvillohet në këtë vit apo do të shtyhet.
UEFA nuk dëshiron të rrezikojë me zhvillimin e Evropianit në qershor të këtij viti, dhe mund ta shtyjë atë për verën e vitit tjetër.
Një tjetër opsion është që Kampionati Evropian të mbahet në dhjetor të këtij viti.
Por, në rast se zhvillohet në fund të këtij viti, ligat e Europës do të duhet të ndryshojnë kalendarin e tyre.
Gjithsesi opsioni më i mundshëm është që UEFA te vendosë që Kampionati Evropian të shtyhet për vitin tjetër, në mënyre që mos të rrezikohet shëndeti i njerëzve nga koronavirusi.