“Rimëkëmbet” euro/ Monedhat e huaja fitojnë pikë ndaj lekut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Euro dhe monedhat e tjera të huaja kanë nisur rimëkëmbjen.  Sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë, euro është këmbyer këtë javë mesatarisht 107.87 lekë, duke u shitur me 107.41 dhe blerë me 108.31 lekë.

Që nga fillimi i këtij viti, kur preku nivelin më të lartë prej 117.46 lekë, monedha e përbashkët europiane ka regjistruar një zhvlerësim të shpejtë prej gati 12 lekësh.

Me të njëjtën ecuri ka vijuar edhe dollari amerikan, i cili më 6 janar preku pikën më të lartë prej 111.75 lekë dhe më 9 qershor atë më të ulët prej 98.07 lekë.

Rënia e këtyre dy valutave kryesore botërore u detyrohet prurjeve të mëdha të valutës në treg.

Sektori që është prekur më shumë nga zhvlerësimi i euros, por edhe i dollarit amerikan, janë eksportuesit, përfshirë këtu ata të shërbimeve dhe mallrave në vend.

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV