Në ‘luftë’ me muzikën e lokaleve të natës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lokalet e natës sidomos në Tiranë por edhe në qytete të tjera, kryesisht ato bregdetare, janë një problem i vazhdueshëm për qytetarët.

Në Tiranë herë pas here ka pasur ankesa por edhe procedime për shkak të zhurmave, duke pasur parasysh faktin që shumë bare apo lokale janë pranë pallateve, ose në të njëjtën godinë, gjë që kthehet në një shqetësim për banorët.

Policia e Shtetit vijon zbatimin e masave për rritjen e parametrave të sigurisë sidomos gjatë fundjavës.

Grupe kontrolli janë ngritur në të gjitha qendrat urbane dhe zonat bregdetare, për parandalimin e ndotjes akusitke. Vetëm 2 ditë më parë gjatë kontrolleve u evidentuan 6 raste dhe do të procedohen penalisht 6 shtetas, pronarë dhe menaxherë të disa subjekteve, që prishën qetësinë publike duke shqetësuar banorët, pasi kishin vënë muzikë të lartë në ambientet e lokaleve të tyre.

5 raste janë evidentuar në Tiranë dhe 1 rast është evidentuar në Ksamil. Policia ka sekuestruar pajisjet që gjenerojnë muzikën si dhe ka proceduar pronarët dhe menaxherët e këtyre lokaleve.

Të fundit

Trump befason: Biden ka ndërruar jetë, u zëvendësua me një klon

Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka rishpërndarë një postim të pazakontë...

Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë: Rusia mund të sulmojë NATO-n

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme, sipas shefit të mbrojtjes...

Sali Berisha nesër në SPAK, mobilizon militantët në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë nesër në orën 9:30 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitje” të vendosur...

Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë-Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar si...

“Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik”

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ishte i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, nga ku bëri një parashikim...

Lajme të tjera

Web TV