Rrëmbimi i policëve/ Rama paralamëron Vuçiç: Nëse nuk lirohen edhe këtë javë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar Serbinë për ngrirje të marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërinë nëse nuk lirohen 3 policët e Kosovës të rrëmbyer javën e kaluar.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kryeministri shqiptar kërkon lirimin e 3 policëve, duke theksuar se nuk kanë kryer asnjë krim.

Mbajtja e tyre sa më gjatë në paraburgim, thekson Rama, aq më shumë hapa mbrapa do të bëhet në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa! Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen”.

Ndërkohë, Kryeministri Rama i bën thirrje dhe Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që të qetësohet situata në veri dhe të pranojë rekomandimet e ndërkombëtarëve. Sa më shumë të agravohet kjo situatë, thekson Kryeministri, do të jetë KFOR-it që do të marrë kontrollin e situatës në veriun e vendit.

Nga ana tjetër nëse de-eskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova – sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar! Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFORin në krye të punës!

E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFORit në Veriun e Kosovës! Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhëtarë! Koha është tani dhe po fluturon”!

Të fundit

SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës

Aeroplanmbajtësja britanike HMS Prince of Wales, anija më e madhe luftarake që ka ndërtuar ndonjëherë Britania, është bashkuar me...

Çfarë do të thotë ‘40% mundësi për shi’ në aplikacionin e motit? Shumica nuk e kuptojnë

Çfarë fshihet pas përqindjes së shiut në parashikimin e motit? Sa herë keni hapur aplikacionin e parashikimit të motit në iPhone-in tuaj dhe keni parë...

Largohen edhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës! Rama do emra të rinj

Nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e Tiranës dhe drejtues të Bashkisë, burimet bëjnë me dije se do të largohen nga drejtimi...

E rëndë/ Foshnja e porsalindur humb jetën pasi i mituri e hedh në dysheme

Një tragjedi e rëndë ka goditur spitalin pediatrik në qytetin Lille të Francës, ku një foshnjë vetëm pesë ditëshe, e lindur para kohe, ka...

Zvicra do modernizojë rreth 8000 bunkerë të vjetër në të gjithë vendin

Ushtria zvicerane planifikon të modernizojë rreth 8,000 bunkerë të vjetër të kohës së luftës në të gjithë vendin, disa prej të cilëve datojnë që...

Lajme të tjera

Web TV