Koronavirusi/Shqiptarja bën parashikimin e frikshëm: Brenda pak ditësh do…  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptare e cila jeton në Gjermani duke folur mbi situatën nga koronavirusi në këtë vend ka bërë një parashikim të frikshëm për rrjedhën që mund të marrë përhapja e covid-19.

Shtetasja shqiptare Migen Begolli është shprehur se sot ka një tjetër panoramë pasi ka më pak lëvizje por sërish nuk ka një mbyllje totale të koronavirusit.

Sipas Begollit brenda 8 ditësh Gjermania do të jetë në nivelin e Italisë, pasi siç shprehet ajo numri i të infektuarve rritet me 32% çdo ditë dhe masat nga ekspertët janë konsideruar të ngadalta.Gjermania ka një frymëmarrje tjetër sot si pasojë e masave të marra nga qeveria,  më pak kalimtarë, më pak makina. Nuk ka panik por njerëzit janë vetizoluar. Gjermania nuk e ka bërë akoma atë mbylljen totale që ka ndodhur në Shqipëri. Në Gjermani për herë të parë që prej shfaqjes së COVID-19 është arritur të bëhet një videoekonferencë e Merkel dhe 16 landeve.

Kemi 8 mijë të infektuar dhe 17 të vdekur. Ajo që i vë në vigjilencë ekspertët është që ka një rritje të shkallës së infektimit me 32% në ditë. Pritet një dyfishim i shifrës për 2-3 ditë.

Kemi një zhvillim kulminant të numrit të infektuarve. Ky numër madje thuhet se nuk është numri real i personave të infektuar. Mendohet të jetë minimumi 4 herë më i madh”, tha Begolli për News 24.

Ajo deklaroi se nuk ka testime në masë të gjerë por vetëm ata që kanë simptoma.

Zyrat e Shëndetit bëjnë testime vetëm në qoftë se pacienti paraqet simptoma. Kemi dhe kolegë të administratës që kanë treguar simptoma dhe futet në vetëkarantinë për 2 javë.

Virologët po e kritikojnë Gjermaninë që nuk po bëhet shut-doën. Ka institucione që akoma punojnë. Ne punojmë, nuk kemi publik por sido që të jetë ke kontakte, lëvizje. Ekspertët i quajnë të ngadalta hapat. Pritet situatë si në Itali, maksimumi në 8 ditë pritet përhapje e virusit. Problemi është a do jenë qendrat t’i presin gjithë këta njerëz. Mungon një vendim”, tha Begolli.

Lexo edhe :  Sulmi ndaj kishës në Gazë, Trump telefonon Netanjahun. Izraeli: Ishte gabimi ynë!

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV