Rusia nuk ndalet, sulmon me dronë iranianë disa qytete të Ukrainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 32 nga 35 dronë iranianë ‘Shahed’ të lëshuar nga Rusia të martën herët në mëngjes, shumica prej tyre ndaj rajonit të Kievit. Njoftimi u bë nga zyrtarë ukrainas. Sulmi ekspozoi boshllëqet në mbrojtjen ajrore të vendit pas pothuajse 16 muajsh lufte.

Forcat ruse vunë në shënjestër kryesisht rajonin rreth kryeqytetit ukrainas në një sulm me dronë që zgjati rreth tre orë, por mbrojtja ajrore ukrainase në këtë zonë rrëzoi rreth 22 prej tyre.

Kjo ishte pjesë e një sulmi më të gjerë ndaj rajoneve të Ukrainës, që shtrihej deri në rajonin e Lvivit, në perëndim të vendit, pranë Polonisë.

Dronët ‘Shahed’ arritën deri në Lviv për shkak të paaftësisë së sistemeve të mbrojtjes ajrore ukrainase për të mbuluar një zonë kaq të gjerë, tha zëdhënësi i forcave ajrore ukrainase, Yuriy Ihnat.

Sistemet e mbrojtjes ajrore janë kryesisht të përqëndruara në mbrojtjen e qyteteve të mëdha dhe objekteve kyçe të infrastrukturës, përfshirë centralet bërthamore dhe vijën e parë të frontit, tha ai./VOA

Të fundit

Aksident i rëndë në rrugën e Shëngjinit, ndërron jetë një person

Një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën e Shëngjinit. Raportohet për një viktimë, ndërsa një pasagjere ndodhet në gjendje...

Edhe pse të ndarë, Mevlani tregon pse i dërgoi Livias mesazh në Big Brother

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Mevlan Shaba, pranoi se i ka dërguar mesazh në ‘Big Love’ Livia Brungës. Ndonëse nuk dihej qartë, ai tha...

Deklarata e sekretarit amerikan: Ruajtja e kufijve të vitit 2014 në Ukrainë, e pamundur

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka thënë se është “joreale” të pritet që Ukraina të kthehet në kufijtë e saj të para vitit...

KLP: Qeveria të respektojë pavarësinë dhe integritetin e tyre profesional

Pas Këshillit të Lartë Gjyqësor, ka reaguar sot (12 Shkurt) edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, që bëri...

Bashkia me kryetar të ri/ Si paraqitet atmosfera, pas komandimit të Anuela Ristanit

Në bashkinë e Tiranës, sot ka qenë një ditë normale pune. Gazetarja Ajgena Korbi raporton se kryetarja e deleguar, Anuela Ristani  ka qene në zyrë...

Lajme të tjera

Web TV