Trajneri moldav flet për përmbysjen ndaj Polonisë: Ja çfarë i thashë lojtarëve në pushim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moldavia mund të konsiderohet padyshim si surpriza e raundit të katërt kualifikues për Euro 2024. Në kuadër të Grupit E, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria, moldavët triumfuan me përmbysje me shifrat 3-2 teksa pas sfidës, tekniku i Moldavisë, Serghei Cleșcenco theksoi se nuk e priste që të fitonin ndeshjen ndërsa zbuloi se në pushimin e ndeshjes teksa ishin duke humbur me shifrat 0-2, i tha lojtarëve të luanin pa presion pasi nuk kishin çfarë të humbnin.

“Të them të vërtetën as nuk e prisnim një fitore ndaj Polonisë. Pjesa e parë nuk ishte e mirë dhe ishim shumë pranë katastrofës, por në pjesën e dytë ishim më mirë se kundërshtari. Shënuam të parin dhe më pas “oreksi vjen duke ngrënë”. Menduam se mund të merrnim barazimin, por të fitonim ishte e mrekullueshme.

Në pushim ju thashë djemve se nuk kishin më asgjë për të humbur dhe se kërkova që t’i ushtronim presion lart kundërshtarëve. Ishim më bashkëpunues në fushë se Polonia dhe të gjithë besuam te forcat tona. Na erdhi keq për ndeshjen ndaj Shqipërisë dhe lojtarët kërkuan të reagonin pas asaj humbje”, u shpreh Cleșcenco. Pas këtij trepikëshi, Moldavia është në vendin e tretë të Grupit E me pesë pikë një më pak se Shqipëria e vendit të dytë.

Të fundit

Miratohet shifra/ Sa do të paguhen anëtarët e Komisionit të Licencave për kanabisin

Qeveria ka caktuar pagën për anëtarët e komisioneve shtetërore për kultivimin e kanabisit dhe lojërat e fatit. Anëtarët e emëruar...

Djersitja e tepërt, disa mënyra për të kontrolluar procesin më të sikletshëm të verës

Një nga proceset më të sikletshme me rritjen e temperaturave, është djerësitja. Edhe pse funksioni i saj i parë është të ulë temperaturën e...

Qeveria heq dorë nga PPP/ Miratohet vendimi, kalon në shtet prodhimi i pullave fiskale

Që prej 1 janarit të vitit 2025 prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale do të realizohet nga shteti. Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin  që...

Studentët po tkurren me shpejtësi/ 2022-23, diplomat “Bachelor” rënie vjetore me 13.8%

Numri i diplomave në sistemin universitar shënoi rënie drastike në vitin akademik 2022-2023, duke sinjalizuar se ekonomia e vendit do të përballet me mungesë...

Carlo Conti, prezantues dhe drejtor artistik i Sanremo 2025 dhe 2026

Carlo Conti do të jetë drejtori i ri artistik dhe mikpritësi i Festivalit të Këngës Italiane në Sanremo për dy vitet e ardhshme. Lajmi është...

Lajme të tjera

Web TV