Edhe turpit i vjen turp nga Basha/ Noka: E Braktisën edhe deputet që e i ka caktuar vetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish ministri Nard Ndoka e ka krahasuar ish kryedemokratin Lulzim Basha me ish deputetin e asaj që konsiderohet si opozita e re, Selami Jenisheri.

Ndoka u shpreh në studion e Panorama TV se Basha është kthyer në një personazh qesharak pasi e kanë braktisur edhe deputetët që ka zgjedhur vetë në listë.

“Edhe turpit i vjen turp nga Basha. Lulzim Basha krahasohet me Jenisherin. Këtu bëhet fjalë vetëm për një vulë. Nuk ka as anëtarë. E Braktisën edhe deputet që e i ka caktuar vetë me firmën e tij. E kupton sa qesharak është bërë ky personazh.

Edhe qytetarët e thjeshtë habiten se thonë a ka cipë ky njeri, deri ku shkon mungesa e karakterit të një personazhi politik. Ky nuk ka asnjëherë. I stimulon. Ky nuk e ka bërë dorëheqjen.. Figuron edhe në gjykatë. 7-8 personazhe që i mbetën e kanë pasur të qartë që Basha e bën këtë për vulën. Berishës nuk i duhej të shpenzonte kohë as me vulën dhe as me logon”, deklaroi ai.

Ndoka komentoi edhe skandalin e ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici duke theksuar se ky i fundit ka marrë fund si politikisht, ashtu edhe si njeri.

“Është paraqitur Edi Rama nudo një muaj para fushatës elektorale dhe e kanë votuar qytetarët. Kemi pasur rastin e Dibrës, Këta e kthejnë në strategji dhe nuk ka ndëshkim me votë. Imagjinoni një personazh që del në jetën publike nudo. E majta e ka futur këtë si buka e përditshme. Te e djathta është e vështirë të bësh karrierë nëse je divorcuar disa herë. Nëse ke tendenca për LGBT. Safet Gjici ka marrë fund politikisht edhe si njeri”, u shpreh Ndoka.

Të fundit

Alesia Balliu shpërthen ndaj Berishës: Hoqëm një Enver, kemi një tjetër

Ish-anëtarja e Partisë Demokratike, Alesia Balliu, ka kritikuar dje ashpër ish-kryeministrin Sali Berisha dhe drejtimin e PD-së. Ajo e...

Droni super i fshehtë kinez, ja si funksionon roboti sa një mushkonjë

Krijimi më i fundit nga Universiteti Kombëtar i Teknologjisë së Mbrojtjes i Kinës (NUDT) ka bërë bujë për ditë të tëra: një dron me...

Çmimi i “arit të zi” pas konfliktit Izrael-Iran, eksperti: Pritet rritje

Eksperti i tregjeve, Ergis Sefa, parashikon rritje të mundshme të çmimit të naftës për shkak të zhvillimeve gjeopolitike dhe interesave të fuqive të mëdha. Në...

Revolucioni i klonimit, epoka e inxhinierisë gjenetike që nxiti debatin global

5 korrik 1996 - Lindja e deles Dolly Nga Leonard Veizi Më 5 korrik 1996, në një fermë pranë Edinburghut, në Skoci, lindi një qengj...

Air BnB në Shqipëri, konkurrenca në turizëm po ul çmimet

Po listohen më shumë apartamente, por mesatarisht po fitohet më pak. Sipas të dhënave nga Airbnb, në fillim të këtij viti ishin listuar rreth...

Lajme të tjera

Web TV