Partizani zyrtarizon blerjen e Eros Grezdës, zbulohen detajet e kontratës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eros Grezda firmos me Partizanin. Lajmi ishte në ajër prej ditësh, por pasditen e të premtes ka ardhur edhe prezantimi zyrtar i sulmuesit të Kombëtares Shqiptare me fanellën e kuqe.

Kampionët e Shqipërisë bëjnë kështu një nga goditjet më të mëdha të merkatos verore e cila sapo ka filluar, pasi Grezda pritet të jetë nja vlerë e shtuar për të kuqtë, por edhe për vetë Kategorinë Superiore.

Pavarësisht vështirësive në vitet e fundit, Grezda ka një karrierë për t’u admiruar, pasi ka veshur fanellat e skuadrave si Lokomotiva e Zagrebit, Osijeku, Rangers, Sibenik, Manisaspor, etj.

Ai numëron edhs 13 ndeshje me fanellën kuqezi të Kombëtares Shqiptare, ku ka shënuar edhe një gol. Me Partizanin Grezda ka firmosur për një sezon, me opsion rinovimi, teksa synim është padyshim edhe rikthimi në Kombëtare.

Sulmuesi 28-vjëçar do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Zoran Zekiç për t’u përgatitur për eliminatoret e Champions League, ku të kuqtë do të përballen me Bate Borisov.

Të fundit

Tmerri prehistorik!/ Zbulim makabër në shpellën e Kanibalëve

Një studim i publikuar në Scientific Reports ka zbuluar histori makabër në shpellën Maszycka në Poloni: dëshmi e kanibalizmit që daton rreth...

“Nga një patëllxhan…”/ Çfarë plani po thurin Rozana dhe Gjesti për banorët?

Rozana dhe Gjesti kanë një raport mjaft të mirë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Pavarësisht debateve që mund të kenë patur me...

Meningiti akut prek 14-vjeçarin në Durrës/ Nxënësit në panik, nuk shkojnë në mësim

Një fëmijë nga Durrësi është prekur nga meningiti akut. 14-vjeçari është shtruar të premten e javës së kaluar në spitalin e Durrësit dhe më...

Tirana e politikës me gëzof demokratik

Nga Ben Andoni  Mënyra sesi përballet një çështje e madhe tregon maturinë e një shoqërie dhe stadin e klasës politike të saj. Politika shqiptare nuk...

Panik në Izmir, deti është tërhequr më shumë se 200 metra

Pas një sërë tërmetesh në Santorini, deti në Izmir dhe shumë vende të tjera përgjatë bregut të Egjeut është tërhequr me më shumë se...

Lajme të tjera

Web TV